Opozita, 80 milionë turq kërkojnë drejtësi
80 milionë shtetas kanë etje për drejtësi, pohoi sot kreu i partisë kryesore opozitare turke, duke akuzuar presidentin Recep Tayyip Erdogan se po drejton vendin “si një tiran”, gjatë hapjes së “Kongresit për drejtësi” katër ditor.
Kemal Kiliçdaroglu, kreu i partisë Republikane të Popullit (CHP), hapi sot Kongresin për Drejtësi në provincën Canakkale (veri-perëndim), një ngjarje e pazakontë në Turqi.
Ky kongres po mbahet rreth një muaj e gjysmë pas tubimit gjigant që shënoi përfundimin e “marshimit për drejtësi” ku Kiliçdaroglu përshkoi me këmbë rreth 450 kilometra që ndajnë Ankaranë nga Stambolli, duke grumbulluar një turmë në rritje përgjatë gjithë itinerarit të përshkuar.
“Nuk ka të drejta, ligj apo drejtësi në këtë vend”, deklaroi ai sot. Nuk është vetëm një person, por 80 milionë që kanë etje për drejtësi.