Albspirit

Media/News/Publishing

Rusia nuk ka forcë ta ndalë uraganin e bashkimit të shqiptarëve; elita e korrupsionit mjerane, shpreson më kot

Spartak Ngjela

I arrestuan edhe agjentët e Moskës edhe ata të Beogradit në Shkup.
Sigurisht që kjo do të ndodhte. Ata kërkonin destabilizim, me shkas nga tërheqja e të gjithë trupit diplomatik serb nga ambasada e Serbisë në Shkup.

Përsëri duan destabilizim të Ballkanit Perëndimor; dhe përsëri dështuan plotësisht. Dhe e gjithë kjo kundër të drejtave që fituan shqiptarët në vendin e tyre si etni mijravjeçare në tokat e tyre.

Kjo e mërziti shumë elitën e korrupsionit shqiptar.

Po ç’janë këta të rrangallosur, kaq të paaftë janë që të kuptojnë se nuk ka forcë Rusia të ndalojë uraganin e bashkimit shqiptar?

Po s’kanë turp këta vjedhës që duan të destabilizojë Shqipërinë e të shpëtojnë me anë të Moskës gjënë e vjedhur?

Por e kanë të kotë. O të mjerë, ka rënë perdia e epokës së krimit në Shqipëri: mos shpresoni kot!

l.
Korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë, i ngriti prapë veshët sërish drejt Shkupit këto ditë, sepse janë pa fare cipë kundër popullit të vet.

Por e keni të kotë o të mjerë! I gjithë Ballkani Perëndimor është sot nën kontrollin e plotë amerikan, dhe aleanca shqiptaro – amerikane ka në thelbin e vet rivendosjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Edhe arrestimet e Shkupit amerikanët i drejtuan si zbulim dhe si goditje.

ll.
Ore ju të korruptuar, pse lodheni kot për të mbajtur gjallë një të vdekur! Korrupsioni shqiptar që u vra si forcë, ka vdekur në korrik të vitit 2016. Tani pritet funerali i tij.

Korrupsioni shqiptar vërtet u vra në korrik të vitit 2016, por ju vetë e vratë; prandaj, pse prisni kot?
Por këtu ka një rregull që duhet t’ju ftilloje:
Ajo forcë që ju bëri juve të votonit mandatën e vetëvrasjes suaj, ajo forcë do të ndalojë çdo orvatje të destabilizimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Nënshtrimi i vullnetit tuaj kriminal ndaj politikës së re reformuese në Shqipëri, është domosdoshmëri për ju, se Reforma e nisur kundër jush dhe gjyqtarëve do të kryhet plotësisht.

Maqedonia e këtyre ditëve ishte prova më e re. Por do të keni edhe të tjera.

Please follow and like us: