Albspirit

Media/News/Publishing

Ana Mehmetaj: Turp është për paragjykuesit, jo për femrat e bukura që hyjnë në politikë

 

 

Këto ditë kam lexuar disa nga komentet ofenduese që janë bërë në rrjetet sociale për përfshirjen e vajzve të bukura, të hijshme dhe të mençura në politikë.

Pak rëndësi ka se cilës parti i përkasin ato që duan të përfshihen këtej e tutje në politike, por jam e indinjuar nga vëllezërit dhe motrat tona për paragjykimin e tyre në mënyra të ndryshme dhe aspak të drejta. Përfytyroni sikur kjo të ndodhte në familjet tuaj, te të afërmit tuaj dhe si do të ndjeheshin vetë ju që shpreheni në mënyra të padenja dhe jocivilizuese.

Turp nuk është për këto femra që guxojnë të jenë pjesë e politikës, por për ata që fyejnë dhe denigrojnë të afërmit e tyre.

Ka ardhur koha që edhe Kosova, shoqëria e saj, sidomos breznitë e reja, të flakin tej paragjykimet dhe të mos mendojnë se vetëm vajzat e shëmtuara janë të denja për politikën.

Bota perëndimore ka sot shumë shembuj të pjesëmarrjes së femrës në vendimmarrje, në pushtetin legjislativ, në atë ekzekutiv, në drejtësi e ushtri dhe në shoqëri civile dhe kjo botë është më e bukur me pjesëmarrjen e tyre.

Please follow and like us: