Sadik Bejko: CIA dhe Pastërnaku
Një pako e fshehtë arriti në komandën e CIA-s në Janar të vitit 1958. Brenda saj kishte dy filma nga inteligjenca britanike- foto të faqeve të një romani në gjuhën ruse të titulluar “Doktor Zhivago”.
Libri i poetit Boris Pasternak u ndalua të publikohej në Bashkimin Sovjetik. Britanikët sugjeruan që CIA të shpërndante kopje të romanit fshehtas Perdes së Hekurt. Ideja menjëherë tërhoqi vëmendjen në Washington.
“Ky libër ka vlera të mëdha propagandistike”, shkruhej në një memorandum drejtuar degëve kryesore të agjencisë, jo vetëm për mesazhin dhe natyrën provokuese, por gjithashtu edhe rrethanat e publikimit: ne kemi mundësinë t’i bëjmë qytetarët sovjetikë të reflektojnë mbi atë çfarë nuk shkon me qeverinë e tyre, kur një krijim letrar nga një njeri që njihet si shkrimtari më i madh rus nuk mund të shfaqet as në vendin e tij, gjuhën e tij, për t’u lexuar nga njerëzit e tij”.
Memorandumi është një nga më shume se 130 dokumentet e deklasifikuara së fundmi nga CIA, që detajon përfshirjen sekrete të agjencisë në botimin e “Doktor Zhivago”- një plan guximtar që ndihmoi në shpërndarjen e librit tek qytetarët sovjetikë, të cilët më vonë e kaluan dorë më dorë, duke bërë të mundur të qarkullojë në Moskë dhe qytete të tjera të Bllokut Lindor. Publikimi i librit dhe më vonë, nderimi me çmimin Nobel në Letërsi për Pasternak, shkaktoi një nga stuhitë më të mëdha kulturore të Luftës së Ftohtë.
Për shkak të apelit të përzgjatur në kohë që bëri romani dhe një film i 1965-s i bazuar mbi të, “Doktor Zhivago” mbetet një punim i gjetur i krijimit. Pak lexues i dinë shkaqet e krijimit të këtij krijimi dhe se si romani nxiti një ndarje të madhe ndërmjet ideologjive konkurruese të dy superfuqive. Roli i CIA-s me publikimin e një botimi me një kopertinë në gjuhën ruse të printuar në Hollandë dhe të një botimi miniaturë me madhësinë e xhepit i shtypur në selinë e CIA-s u mbajt i fshehtë për një kohë të gjatë.
Gjithsesi, dokumentet e zbuluara së fundi, tregojnë që operacioni i publikimit të librit u drejtua nga Divizioni i CIA-s për Rusinë Sovjetike, u monitorua nga drejtuesi i CIA-s Allen Dallas dhe u sanksionua nga Presidenti Duit D. (Bordi i Kordinimit të Operacionit (OCB) i Eisenhouer), që u raportua tek Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. OCB-ja që mbikëqyri aktivitetet e fshehta i dha CIA-s kontroll ekskluziv mbi ‘posedimin’ e romanit.
“Dora e qeverisë së Shteteve të Bashkuara” nuk duhej “të shfaqej në asnjë mënyrë”, konfirmohet sipas regjistrimeve.
Dokumentet u publikuan me kërkesën e autorëve të librit, “Çështja e Doktor Zhivagos,” që u publikua më 17 qershor. Megjithëse u bë një përpjekje për t’i zhdukur emrat e drejtuesve si dhe të burimeve dhe agjencive partnere të CIA-s, u bë e mundur të përcaktohej çfarë fshihej pas disa redaktimesh dhe regjistrimesh të tjera historike e intervista me drejtues të tashëm dhe të mëparshëm të CIA-s. Këta drejtues folën në kushte anonimati për materialet që janë të kalsifikuara.
Një zë nga e shkuara
Gjtë Luftës së Ftohtë, CIA e donte letërsinë- romanet, historitë e shkurtra, poemat. Xhois, Heminguej, Eliot, Dostojevski, Tolstoi, Nabokov.
Librat ishin armë dhe nëse një punim letrar nuk ishte i mundshëm apo i mohuar në Bashkimin Sovjetik apo Evropën Lindore, mund të përdorej si propagandë për të sfiduar modelin e realitetit Sovjetik. Gjatë Luftës së Ftohtë, plot 10 milionë kopje të librave dhe revistave u shpërndanë fshehtas nga agjencia pas shpinës së Perdes së Hekurt si pjesë e betejës politike.
Në këtë kohë, “Doktor Zhivago” ishte një mundësi e artë për CIA-n.
Epik dhe autobiografik, roman i Pasternak flet rreth doktorit dhe poetit Juri Zhivago- artin e tij, dashuritë dhe humbjet në dekada që përkojnë me Revolucionin Rus të 1917-s. Ndonjëherë, Doktor Zhivago i Pasternak është uni i dytë i tij. Si personazhi dhe shkrimtari, që lindën në vitin 1890, vijnë nga një e shkuar e humbur, një mjedis kulturor i Inteligentsias Moskovite. Në letrat sovjetike, kjo ishte një botë që duhej mohuar.
Pasternak e dinte që botimet sovjetike do të zbrapseshin nga fryma e huaj e “Doktor Zhivago”-s, religjioziteti i shfaqur haptas, indiferencat e shtrira ndaj kërkesave të realizmit socialist dhe detyrimet për t’u dorëhequr para Revolucionit të Tetorit.
Por Pasternak kishte shfaqur një trimëri të pazakontë: duke takuar dhe duke u dhënë të holla të afërmve të njerëzve që ishin dërguar gulag , duke ndërhyrë tek autoritetet për të kërkuar mëshirë për të akuzuarit për krime politike, dhe duke refuzuar të firmosë peticionet jo bindëse që kërkonin ekzekutimin e armiqve të shtetit.
“Mos më bërtisni”, u thoshte kolegëve të tij në një takim publik ku ai u pyet për të treguar që shkrimtarëve nuk duhet t’u jepen urdhra. “Por nësë vërtet doni të më bërtisni, të paktën mos e bëni njëzëri”.
Pasternak nuk e ndjeu të nevojshme të krijonte artin e tij sipas kërkesave politike të shtetit. Për të sakrifikuar romanin e tij, ai besonte, se do të ishtë një mëkat kundrejt gjeniut të tij. Si rezultat, establishmenti i krijimtarisë letrare sovjetike nuk pranoi të merrej me “Doktor Zhivagon”.
Për fatin e mirë të Pasternak, një botues në Milano kishte marrë një kopje të dorëshkrimit nga një skautist letrar italian që punonte në Moskë. Në qershor 1956, Pasternak nënshkroi një kontratë me botuesin, Xhianxhakomo Feltrineli, i cili u rezistoi të gjitha përpjekjeve të Kremlinit dhe të Partisë Komuniste Italiane për ta ndaluar librin.
Në nëntor të vitit 1957, u shpërnda një botim në gjuhën Italiane i “Doktor Zhivago”.
CIA pa një armë
Në Washington, ekspertët shpejt kuptuan se përse Moska e urrente “Doktor Zhivago”.
Në një memorandium në qershor 1958, Xhon Mauri, shefi i Divizionit për Rusinë Sovjetike, shkruajti se libri ishtë një kërcënim i qartë kundrejt botëkuptimit që Kremlini kërkonte të paraqiste.
“Mesazhi humanist i Pasternak- se çdo njeriu i përket një jetë private dhe meriton respekt si qenie njerëzore, në mënyrë të pavarur nga rreshtimi i tij politik apo kontributi ndaj shtetit- paraqiste një sfidë thelbësore ndaj etikës sovjetike të sakrificës së individit ndaj sistemit komunist”, shkruan ai.
Një memo e brendshme direkt pas publikimit të romanit në Itali, anëtarët e stafit të CIA-s rekomanduan që “Doktor Zhivago” të publikohej në një numër maksimal botimesh të huaja, për një shpërndarje maksimale të fjalës së lirë, vlerësimi dhe konsiderate për një nderim të tillë si çmimi Nobel”.
Ndërsa CIA shpresonte që romani i Pasternak do të kishte vëmendje globale, duke përfshirë Akademinë Suedeze, nuk kishte ndonjë të dhënë se motivi i agjencisë për të printuar një botim në gjuhën ruse kishte si qëllim të ndihmonte Pasternak të fitonte çmimin, diçka që ka shërbyer si çështje spekulimi për disa dekada.
Me qëllim kryesor të shpërndarjes, agjencia zgjodhi panairin e parë pas luftës së botës, Ekspozitën Ndërkombëtare Universale të Brukselit të vitit 1958, ku 43 kombe ishin pjesëmarrës.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik kishin ndërtuar pavione të mëdha për të shfaqur natyrat konkurruese. Çka ishte veçanërisht interesante për CIA-n: Panairi mundësonte një nga ato rastet më të rralla kur një numër i madh qytetarësh sovjetikë udhëtonin në një eveniment në Perëndim. Belgjika mblodhi 16,000 viza për vizitorët sovjetikë.
Pas përpjekjeve të para për të arritur një botim të romanit nga një botues i vogël në Nju Jork, CIA kontaktoi shërbimin e inteligjencës së Hollandës, BDV-në. Zyrtarë të agjencisë kishin marrë raporte të publikimeve të mundshme të “Doktor Zhivago”-s në rusisht nga një shtëpi akademike botuese në Hagë dhe kërkuan të dinin nëse do të ishte e mundur të siguronin shpërndarje më të hershme të kopjeve.
Të dyja agjencitë e inteligjencës ishin afër. Mbështetjet financiare të CIA-s në 1958 për hollandezët ishin për 50 nga 691 anëtarët të stafit, dhe të punësuar të rinj hollandezë u trajnuan në Uashington. Xhop van der Vilden, një oficer i BDV-së, u dërgua në Ambasadën e SHBA-së në Hagë për të diskutuar çështjen me Valter Cinin, një oficer i CIA-s i vendosur aty, duke u bazuar në intervistat më drejtues të mëparshëm të inteligjencës hollandeze. Cini i tregoi që do të ishte një punë e nxituar, por CIA ishte e gatshme të siguronte dorëshkrimin dhe të paguante mjaftueshëm për një printim të vogël të “Doktor Zhivago”. Ai theksoi që nuk duhet të ketë gjurmë të përfshirjes së Shteteve të Bashkuara apo ndonjë tjetër agjencie.
Në fillim të shtatorit 1958, botimi i parë në gjuhën ruse i “Doktor Zhivago” e përmbyti shtypin, me shenjën e kopertinës me vija blu të Publikimeve Mouton të Hagës.
Librat, të mbeshtjellë me letër ngjyrë kafe dhe që datonin në 6 shtator, u paketuan dhe u vendosën në një vagon në një stacion të madh në Amerikë dhe u dërguan në shtëpinë e Cinit. 200 kopje u dërguan tek selitë në Uashington. Shumica e pjesës së mbetur të librave u dërguan në stacionet e CIA-s ose në Evropën Perëndimore – 200 kopje në Frankfurt, 100 në Berlin, 100 në Mynih, 25 në Londër dhe 10 në Paris. Sasia më e madhe, 365 libra, u dërgua në Bruksel.
”Doktor Zhivago” nuk mund të dorëzohej në stendat e Shteteve të Bashkuara në panairin botëror, por CIA kishte një aleat aty afër përreth: Vatikanin.
Stenda e Vatikanit quhej Civitas Dei, Qyteti i Zotit, dhe emigrantët katolikë rusë kishin krijuar një librari të vogël “disi te fshehur”, një vend për të reflektuar mbi shtypjen e komunitetit të krishterë nëpër botë.
Atje, botimi i sponsorizuar nga CIA i “Doktor Zhivago” u shpërnda në duart e qytetarëve sovjetikë. Shpejt, librat me kapakun me vija blu po ndotnin vendin. Disa nga ata që e kishin marrë romanin i hoqën kapakun, i ndanë fletat, dhe i futnin në xhepa për t’i fshehur më lehtë librat.
CIA ishte e kënaqur me veten. “Kjo fazë mund të konsiderohet tejet e suksesshme”, shkruante një memo më 10 shtator 1958.
Ndërkohë, në Bashkimin Sovjetik, fjala e shfaqjes së romanit arriti te Pasternak. Atë muaj, ai i shkruajti një shoku në Paris, “A është e vërtetë që është shfaqur origjinali i ‘Doktor Zhivagos’? Më duket se vizitorët e panairit në Bruksel e kanë parë”.
Probleme kontraktuale
Kishte vetëm një problem: CIA ra dakord që botuesit hollandezë të nënshkruanin një kontratë me Feltrinelin, botuesin e Pasternak në Milano dhe se librat e shpërndarë në Bruksel do ishin pjesë e atij printimi.
Kontrata nuk u nënshkrua asnjëherë dhe printimi i botimit në gjuhen ruse në Hagë ishte i paligjshëm. Botuesi italian, i cili mbante të drejtat e “Doktor Zhivagos”, u inatos kur mësoi për shpërndarjen e romanit në Bruksel. Skandali që përfshiu interesat dhe thashethemet e shtypit, kurrë nuk u pranua përfshirja e CIA-s.
Spiunët në Uashigton e panë këtë me druajtj, dhe me 15 nëntor 1958, CIA, së pari, u lidh me printimet e Përmbajtjes Kombëtare të Buletinit, një letër shtojcë për pajtimtarët e përmbajtjes kombëtare, revistën konservative të themeluar nga Uilliam F. Bukli Jr.
CIA konkludoi duke u shprehur se printimi “ishte një mundim që ia vlejti për efektin mbi sovjetikët”, sipas një letre të 5 nëntorit 1958 dërguar drejtuesit Dalles. Përpjekjet e agjencisë, mbi të gjitha, u rifuqizuan nga nderimi me çmimin Nobel në Letërsi për Pasternak. Kremlin e konsideroi çmimin si një provokim antisovjetik rus, shpifi mbi autorin, dhe detyroi Pasternak të refuzonte çmimin.
CIA planifikonte guida për drejtuesit e saj në mënyrën se si të inkurajojnë turistët perëndimorë për të folur për letërsinë dhe “Doktor Zhivago” kur të takoheshin me qytetarët sovjetikë.
Ne e ndiejmë që Doktor Zhivago është trampolinë e duhur për bashkëbisedime me sovjetikët mbi temën e ”Komunizmit kundra Lirisë së Shprehjes”, shkruan Mauri në një memo më 12 prill 1959. ”Udhëtuesit duhet të jenë të përgatitur të diskutojnë në kontaktet e tyre me sovjetikët, jo vetëm mbi temën kryesore të librit- një thirrje për liri dhe dinjitet individual, por edhe për angazhimin e individëve në shoqëritë komuniste”.
Botimi klandestin
Të nxitur nga sulmet mbi Pasternak në Moskë dhe publicitetet ndërkombëtare rreth fushatës për ta demonizuar atë, CIA filloi të thurte plane për botimin e një libërthi në miniaturë. Në një memo drejtuar përfaqësuesit, kryetarit të divizionit, Mauri, tha se ai besonte që kishte “një kërkesë të jashtëzakonshme nga studentët dhe intelektualët për të zotëruar kopje të librit”.
Drejtues të agjencisë rishikuan vështirësitë me botimin e Mouton të publikuar në Hollandë dhe argumentuan kundra çdo lloj përfshirjeje të jashtme në një printim të ri”. Nga ana e sigurisë, në problemet e përfshira të ligjshme dhe teknike, rekomandohet që të botohet një miniaturë e zezë e botimit të D. Zhivago shkrimi i parë i Feltrinelit duke ia atribuar një botuesi imagjinar”.
Agjencia tashmë kishte botuesin e saj në Uashington për botimin e librave në miniaturë, dhe në kushtet e Luftës së Ftohtë kishte printuar një librari të vogël me letërsi- secili libër i dizenjuar t’i përshtatej “madhësisë së xhepit të xhaketës apo pantallonave të një burri”.
Në korrik të 1959, u printuan së paku 9000 kopje në miniaturë “në një dhe dy vellime,” që të mos ishte shumë i trashë dhe me i lehtë për t’u ndarë dhe fshehur. CIA u përpoq të krijonte idenë që ky botim i romanit u publikua në Paris nga një entitet fiktiv, sociètè d’Ipression Mondiale. Një grup emigrantësh rus gjithashtu pretendoi që ai fshihej pas publikimeve.
Regjistrimet e CIA-s tregojnë që miniaturat u shpërndanë “nga agjentë të cilët kishin kontakt me turistët sovjetikë dhe efektivët në Perëndim”. 2000 kopje gjithashtu u lanë mënjanë për t’i shpërndarë tek europianët sovjetikë dhe lindorë në festivalin botëror të të rinjve për paqe dhe miqësi në 1959, i cili do të mbahej në Vjenë.
U bë një përpjekje e madhe për të shpërndarë librat në Vjenë. Rreth 30,000 në 14 gjuhë, duke përfshirë “1984, “Ferma e Kafshëve”, “Zoti që Dështoi” dhe “Doktor Zhivago”. Përveç botimit rus, planet përqëndroheshin që libri të botohej në gjuhë polake, gjermane, hungareze dhe kinezishte në festival.
Nju Jork Tajms raportoi se disa anëtarë të delegacionit sovjetik në festivalin e Vjenës “shaqën një kuriozitet të madh për romanin e Pasternak, i cili ishte i mundshëm këtu”. Kur një varg autobuzësh sovjetikë arriti në zagushitë e Vjenës, turma emigrantësh rusë i qëlluan ata me kopje të miniaturave të CIA-s nga dritaret.
Një tjetër rast, një vizitues sovjetik në festivalin e të rinjve kërkoi që të rikthehej te autobuzi dhe e gjeti kabinën të mbushur me libërtha të “Doktor Zhivagos”.
“Sigurisht, asnjë nga ne, nuk e kishte lexuar librin, por ne i frikësoheshim gjithsesi”, shkruan ai në një artikull shumë vite më vonë.
Studentët sovietikë u mbikqyrën nga KGB, që nuk u mashtrua asnjë kur këta operativë inteligjence e përshkruan veten si “kërkues shkencorë” në festival. “Kërkuesit” sovjetikë u treguan më tolerantë sesa mund të pritej.
“Merreni, lexojeni”, thoshin ata, “por në asnjë mënyrë mos e dërgoni në shtëpi”.