Arrestohet një nga 10 njerëzit më të kërkuar nga FBI
FBI-ja i ka dhënë fund arratisjes 8-vjeçare të një prej dhejtë emrave më të kërkuar prej saj. 29-vjeçari Luis Macedo u arrestua të shtunën në Meksikë, ai ishte një ndër personat më të kërkuar në Çikago.
Macedo ka qenë në listën e më të kërkuarve që nga maji i vitit 2016-të. Ai është aktualisht në paraburgim të FBI-së dhe do t’i dorëzohet autoriteteve lokale kur të mbërrijë në Çikago. Macedo u akuzua për vdekjen e Alex Arellano, i cili u rrah dhe u qëllua për vdekje nga anëtarët e dushuar të bandës latine të rrugëve.
Arellano u vra me 1 korrik 2009, pasi kishte shkuar në një lagje larg banesës së tij me shpresën se do të takonte vajzat me të cilat kishte komunikuar në internet. Ndërsa po ecte rrugës për në shtëpinë e një shoku me tre vajza, ai u përball me anëtarët e bandës së rrugëve të “Mbretërve Latinë”, tha policia.
Ata kërkuan që ai të jepte shenjën e bandës. Por adoleshenti tha se nuk ishte anëtar i bandës dhe madje ngriti këmishën për të treguar se nuk kishte tatuazhe bande, thanë autoritetet në atë kohë.
Sulmuesit e tij e rrahën atë me shkopinj bejsbolli duke e ndjekur më pas për në banesë. Atje e qëlluan për vdekje në kokë dhe i vunë zjarrin.
Adresa e fundit e njohur ishte në rrethinat e Çikagos të Oak Laën. Ai u akuzua në korrik 2009 me vrasje të shkallës së parë. Një urdhër arresti federal u lëshua në maj 2010.