Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Qemal Lame: Ballkani mbetet rajoni me interesa strategjike për Rusinë

Ballkani është dhe mbetet rajoni ku gjeopolitika dëshmon interesa të veçanta strategjike dhe vepron me të gjitha mundësitë e marrëdhënieve ndërshtetërore, të diplomacisë e të agjenturës për të ruajtur kontrollin e plotë politik, ushtarak dhe ekonomik. Zhvillimet politike në rajon dëshmojnë për shqetësimet dhe tensinomet e shpeshta që krijohen nga ndërhyrja e hapur e Rusisë, e cila i kundërvihet politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Media ruse tregohet e vëmëndshme dhe vepron aktivisht për të krijuar një imazh të idealizuar të politikës së Moskës. Për këtë qëllim, analistët rusë argumentojnë se Rusia nuk është e interesuar për Ballkanin, ashtu siç pretendohet dhe kritikohet në median perëndimore.

 

Rusia kërkon të largojë përgjegjësin e saj ndërhyrjen në shtetet ballkanike, duke pretnduar se megjithë vëmëndjen që tregon për zhvillimet politike, ushtarake e ekonomike në rajon, politika e saj nuk është aq e interesuar për Ballkanin.

 

Analisti Dmitry Nersesov argumenton, se “Pas hyrjes së Malit të Zi në NATO dhe zgjedhjet presidenciale në Serbi, shumë vrojtues rusë vërejtën se Rusia po humbiste Ballkanin. Ne nuk do të argumentojmë se nëse Rusia po e humbet ose e ka humbur tashmë Ballkanin. Por ne do të përpiqemi të gjejmë se nëse Rusia ka nevojë për Ballkanin. Kritikët e politikës së Moskës për Ballkanin citojnë dy aspekte. Së pari, Kremlini ka refuzuar për të bërë përpjekje serioze për të krijuar pengesa në anëtarësinë e Malit të Zi në NATO. Së dyti, Moska nuk u përpoq të siguronte fitoren e një kandidati pro-rus përgjatë zgjedhjeve presidenciale në Serbi. Përmblethtas, kritikët akuzojnë Rusinë për mosveprim në Greqi, Maqedoni dhe Bullgari.”

 

Pretendohet se Moska tregon pak interes për Ballkanin dhe nuk ndërhyn në zhvillimet politike e situatat e tensionuara të shkaktuara nga ndërhyrja e hapur ruse, mbështetja e grupimeve politike ultranacionaliste dhe pro ruse.

 

Analistët kërkojnë të bindin opinionin publik me argumentet që bëjnë duke interpretuar në mënyrë të njëanëshme zhvillimiet politike në këtë rajon problemtik. Qëndrimet zyrtare ruse kanë qenë të menjëherëshme dhe në mbështetje të strategjisë së saj për rimarrjen e pozitave të mëparshme në shtetet që njihen për politikën pro ruse, si dhe në ato shtete ku ato e kanë humbur me kohë dominimin dhe nuk pranojnë influencën e saj. Me këtë këndvështrim, komentohen fakte konkrete të ngjarjeve më të rëndësishme, pa vënë theksin në shkaqet dhe pasojat e shkaktuara, si dhe larguar me kujdes përgjegjësinë nga ndërhyrja ruse.

 

– Protestat rreth hyrjes së Malit të Zi në Aleancën Veri-Atlantike ishin të amullta dhe formale. Zyrtarët rusë shprehën protestën e tyre të dobët lidhur me çështjen pasi Mali i Zi iu bashkua NATO-s, qoftë edhe nëse Perëndimi akuzoi për orkestrimin e një grushti në ish republikën Jugosllave.

 

– Në Serbi, zgjedhja e presidentit Vuçiç, i cili nuk fsheh qendrimin e tij pro-perëndimor, nuk ishte shqetësim për Kremlinin. Kryetarja e qeverisë serbe aktualisht është një zonjë, e cila gëzon reputacionin e agjentit të SHBA-së. Presidenti i ri serb krijoi gjithashtu një departament për integrimin europian. Dhe Rusia nuk krijoi ndonjë histori të madhe nga kjo.

 

– Presidenti i ri i Bullgarisë është një politikan i cili deklaroi një kurs drejt Federatës Ruse. Sidoqoftë, ardhja e tij në pushtet nuk u bë një sinjal për Moskën për të shkuar në një ofensivë strategjike.

 

– Kryeministri grek Cipras shkoi te Putini me shpresë se Moska do të mbronte Athinën nga një agresion financiar prej Gjermanisë, por u kthye me duar bosh.

– Ngjarjet në Maqedoni, ku partitë shqiptare shtynë forcat sllave, të orientuara drejt Moskës, larg pushtetit, nuk prodhoi ndonjë përshtypje të madhe në Moskë.

Këta janë faktet. Ata dëshmojnë kundrejt hipotezës rreth tërheqjes strategjike të Rusisë nga rajoni i Ballkanit.

 

Rusia përjashton alternativën e pjesëmarrjes direkt në Ballkan. Kujtohet dhe vlerësohet operacioni paqeruajtës në Luftën e Kosovës. Njëkohësisht përjashtohen edhe supozimet për një angazhim tjetër të saj vetëm ose në bashkëpunim me aleatë të tjerë, me marrëveshje të përbashkëta bilaterale apo të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 

Propogandohet, se “Një alternativë kundrejt politikës së amullt ruse në Ballkan mund të jetë përfshirja e Rusisë në një konfontim të pafund, rraskapitës dhe jopremtues me Perëndimin në një rajon ku gjendja politike ka qenë gjithnjë tejet pështjelluese, ku çdonjëri është kundër çdonjërit, dhe ku interesat e shumë lojtarëve të jashtëm gërshetohen. Sigurisht, kujtimet e operacioneve që paqeruajtësit rusë ndërmorrën në Prishtinë në verën e vitit 1999 janë ende të dashura për Rusinë, por do të ishte marrëzi të ndërmerrësh një operacion tjetër si ai, e aq më tepër në shkallën e gjithë rajonit.” Në vazhdim të kësaj ideje, ata shtrojnë pyetjen, nëse Rusia i ka burimet për këtë objektiv? Përgjigjja e tyre është kategorike: “Jo”. Për këtë qëllim, përgjigja argumentohet me politikën në rajonet më problematike ku Rusia është e përqendruar dhe dëshmon forcën e saj ushtarake. “Rusia tashmë ka Ukrainën dhe Sirinë, dhe raporte të ndërlikuara me perëndimin në përgjithësi. Rrjedhimisht ideja për t’u përfshirë në problemet e Ballkanit do të ishte e panevojshme dhe e dëmshme. Brenda BE-së, atje janë disa qendra pushteti që kanë qenë historikisht të joshur nga Ballkani. Pikë së pari, është Austria dhe Gjermania. Çfarëdo gjejë që mund të thonë rreth solidaritetit evropian dhe plotfuqishmërisë së Berlinit, Vjena e shikon Ballkanin si oborrin e saj të pasëm që ka qenë pjesë e territorit austriak rreth 100 vjet më parë. Dikush mund të hamendësojë se, politikanët austriakë mund të tërhiqen nga ideja e kthimit të supremacisë së vendit mbi një pjesë të rajonit. Sllovenia, për shembull, mund t’i sigurojë Austrisë një kalim në det. Me interes, Gjykata e Hagës ka marrë një vendim plot kureshtje rreth Gjirit të Piranit: një pjesë e detit ishte shkëputur nga Mali i Zi (një anëtar i ri i NATO-s) për t’ia dhënë këtë zonës së Sllovenisë.” Rusia kërkon të nënvleftësojë rolin në rritje të Bashkimit Evropian si bashkësi e konstitucionalizuar me Marrëveshjen e Lisbonës, me funksione shtetërore, me politikë të jashtëme të bashkrenduar të shteteve të saj anëtare. Austria dhe Gjermania janë anëtarë të Bashkimit Evropian. Të dy këto shtete zhvillojnë politikën e jashtëme edhe ndaj Ballkanit në bazë të vendimeve që merren bashkërisht në Bashkimin Evropian. Nuk ka asnjë rast që ato të veprojnë nga interesa të njëanëshme shtetërore rajonale apo të dëshmojnë politikën e 100 viteve më parë ndaj Ballkanit. Qëndrimi i Gjykatës së Hagës, nuk ka fuqi detyruese, nuk krijon marrëdhënie të reja juridike ndërkombëtare. Bashkimi Evropian, Austria dhe Sllovania kanë vlerësuar rekomandimin e Gjykatës së Hagës dhe kërkojnë të arrihet një zgjidhje me marrëveshje të gjerë, duke respektuar edhe interesat e veçanta shtetërore të njohura edhe në marrëdhëniet me Kroacinë, Bosnjen e Herzegovinën, Malin e Zi. Në të vërtetë, Rusia nuk mund të ndërhyjë ushtarakisht, si në Ukrainë, aneksimin e Krimesë, si dhe në Luftën në Siri. Hapja e një fronti tjetër në Ballkan do të ishte shkak për një konflikt të gjerë ndërkombëtar, për të mos theksuar mundsinë e një lufte të re botërore. Nga ana tjetër, Ballkani është orientuar dhe përkushtuar në vizionin e të ardhmes evropiane dhe antarësimin në strukturat shtetërore e ushtarake euroatllantike. Rusia nuk ka terren konkret për ndërhyrje të drejtpërdrejtë. Çdo tentativë ruse, ballafaqohet me prania ushtarake e SHBA dhe Nato-s, antarësimi e integrimi në Bashkimin Evropian dhe politika pro perëndimore me mbështetje të gjerë popullore e shteteve ballkanike, përfshi edhe ato me politikë edhe pro ruse, sidomos si Serbia etj. Politikat e ultrancionalistëve konservatorë të grupimeve politike evropiane, marrin mbështetje nga Moska dhe inkurajohen në veprimtarinë e tyre sabotuese për shkëputjesh e shpërbërje të bashkësisë evropiane. Gjermania dhe Franca janë motorët e bashkësisë, por nuk kanë ndonjë rol konstitucional apo ndërkombëtar për të dominuar apo “disiplinuar” Bashkimin Evropian, ose kontinentin në tërësi. Vlerësimi propagandistik dhe me tone armiqësore që bëhet për Gjermaninë është i padrejtë. Nuk ka asnjë arësye që politika ruse të rikujtojë të kaluarën e të theksojë se “Për Gjermaninë, kontrolli për gjithë Ballkanin është një kusht i domosdoshëm për një politikë efektive për të “disiplinuar” Evropën. Mjafton të kujtojmë faktin se Hitleri vonoi sulmin mbi BS për të realizuar “qetësi” në Jugosllavi. Është e nevojshme që Gjermania të marrë rajonin nën kontroll total, ndryshe, loja e Rajhut të Katërt Gjerman duket se nuk të bind.” Qëndrimi rus është tendencioz dhe provokativ. Marrëdhëniet politike bilaterale ruso-gjermane, tregojnë për politikën e kujdeshme e të ekilibruar që zbaton Qeveria e Gjermanisë, në bashkpunim të ngushtë me shtetet e tjera të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjermania kundërshton aneksimin e Krimesë, është e angazhuar konkretisht në zgjidhjen e krizës në Ukrainë, sanksioneve ndaj Rusisë, marrëdhënieve ekonomike me interes të përbashkët me Rusinë etj. Rusia tërheq vëmendjen në faktin, se “Një tjetër ndërluftues për dominim në Ballkan është Turqia. Atje s’ka asnjë dyshim se Erdogani synon të rivendosë pozicionet e Perandorisë Otomane hap pas hapi.” Argumentet ruse për invazionin e politikës së Turqisë në Ballkan, janë përgjithsisht të përafërta edhe me ato të politikës evropiane, përfshi edhe kritikën shqiptare. Megjithatë, Turqia nuk arrin të bëhet fuqi dominuese në Ballkan. Perandoria Osmane u shkatërrua dhe nuk ka asnjë mundësi për ringjallje. Roli dhe veprimtaria e Turqisë në Ballkan është shtuar me politikën që zbaton Erdogani, por nuk ka asnjë forcë për t’u bërë faktor apo aktor kryesor në zhvillimet politike ballkanike. Analiza e gjendjes politike në shtetet ballkanike, si dhe roli që luajnë SHBA, BE, Gjermania, Austria, Turqia etj, tërheq vëmendjen për rreziqet potenciale të politikës së njëanëshme ruse për paqen, sigurinë e stabilitetin në Ballkan. Për Rusinë, “Rajoni i Ballkanit është një fole grerzash, për të cilin disa kafshë lakmitare po përleshen. Anglo-saksonët do të mundohen të kapin në befasi gjendjen e Ballkanit. Britania dhe Amerika do ta përdorin gjendjen për të manipuluar përleshjen mes Gjermanëve, Austriakëve dhe Turqve. Ata nuk duan paqe në rajon; Uashingtoni dhe Londra do të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar se “Ballkanizimi” i Evropës vazhdon, ndërsa një krizë e shkujdesur kërkohet.” Me të drejtë, meriton të theksohet se politika ruse nuk është kaq transparente, sa pretendohet. Po të dëshëronte Rusia të realizonte ndikim pozitiv në Rajonin e Ballkanit, do të distancohej nga politikat shoviniste, nga antishqiptarizmi, nga fallsifikimet e historisë etj, të cilat dominojnë edhe politikën e Serbisë e të Greqisë. Rusia do të kishte njohur Kosovën ose, të paktën, nuk do të vinte veton për njohjen e Kosovës. Ajo do të ndikonte edhe ndaj politikës së Beogradit e të opinionit publik serb që të njihnin realitetin politike e gjeografik të Kosovës. Në mënyrë demonstrative dhe me një prpogandë të gjerë ndërkombëtare, më 2011, Serbia e ankimoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë deklaratën për Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, si dhe Kushtetutën e shtetit të Kosovës. GJND vlerësoi shpalljen pavarësisë dhe sovranitetin shtetëror të Kosovës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Është miratuar një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila vuri në lëvizje negociatat në Bruksel. Pas këtyre qëndrimeve të qarta, Serbia theksoi se është e përqëndruar në vizionin e saj të së ardhmes evropiane, u angazhua në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe tregoi interesimin e saj për bashkpunim, paqe e siguri në rajon e mirëkuptim me shqiptarët, duke lënë të kuptohej se do të hiqte dorë nga vetoja dhe zgjidhjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Vlen të theksohet se, edhe Rusia në takimet e brendshme të Këshillit të Sigurimit ka lënë të kuptohet qartësisht se, do të pranonte çdo vendim të Serbisë, duke nënkuptuar se do të hiqte dorë nga vetoja e saj për Kosovën. Putini është deklaruar publikisht për mbështetjen e zgjidhjes që do të bëhet nga Qeveria e Serbisë. Duhet mbajtur mirë në qendër të vëmëndjes, se Rusia luan me Kosovën për të arritur njohjen e aneksimit të Krimesë. Qëndrimet kanë qenë propagandistike dhe për të fituar kohë në arritjen e marrëveshjeve në interes të politikës ruse dhe asaj serbe si në Kosovë, ndaj Shqipërisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit. Kanë kaluar 6 vjet dhe Serbia nuk ka vendosur përfundimisht. Bëhen deklarata sensibilizuese, kryesisht për opinionin publik ndërkombëtar, por nuk qartësohen masat me transparencë. Përfaqësuesit e lartë shtetërorë thonë ndonjë mendim të përgjithshëm për zgjidhjen e qëndrimit ndaj Kosovës, dhe menjëherë iu referohen sloganeve e mëparshme të Kosovës e Metohisë, sovranitetit të Serbisë, betohen për politikën e vjetër ultranacionaliste etj. Manovrohet edhe për një njohje formale, duke keqinterpretuar Modelin e Dy Gjermanive, për misione diplomatike, kufirin administrativ dhe jo politik etj. Nuk ka dëshirë për të marrë si shembull, Marrëveshjen e Miqësisë së Francës me Gjermaninë, njohjen e të drejtës për referendumin popullor që ato bënë për Landin Sarland që iu bashkëngjit Gjermanisë etj. Serbia përjashton referendumin në rajonet etnike shqiptare në Luginën e Preshevës, Sanxhak etj. Vetëm kohët e fundit, presidenti Vuçiç po kërkon me referendum të marrë mendimin e popullit serb, për të lënë të kuptohet se do ta bëjë lëshimin e madh. Vetoja apo hezitimi janë në kundërshtim me interesat e popullit serb. Atyre duhet t’u thuhet e vërteta. Që nga 201, Kosova ka arritur 114 njohje ndërkombëtare, është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare të rëndësishme sportive, pritet të antarësohet në UNESKO etj. Ofensiva e vazhdueshme diplomatike serbe e ruse pengojnë Kosovës të anëtaresohet në OKB.

Megjithë rrezikun që paralajmërohet për ndërhyrjen ruse në politikën shqiptare, ka rëndësi të kuptohen drejtë kritikat që bëhen ndaj Moskës e Tiranës. Pa e mbivlerësuar ose nënvleftësuar politikën ruse ndaj Shqipërisë, gjendja e zhvillimeve të marëdhënieve ndërshtetërore, tregon se Rusia nuk mund të rikthehet në Shqipëri, si në kohën e ish Bashkimit Sovjetik. Do të ishte në interes të Rusisë dhe marrëdhënieve ruso-shqiptare që Rusia të mbështeste të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje dhe të ardhmen e shtetit të tyre të përbashkët. Rusia do të mirëpritej në Shqipëri dhe në Kosovë, po të bashkëpunonte konkretisht e pa kushte me SHBA dhe BE për stabilitetin e paqen në Ballkan.

Please follow and like us: