Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Ta gëzosh Gramozin, Shqipëri

1) Në Durrës, pas atij takimi informal me kryeministrat e rajonit, ky i yni i tregoi vendin Europës me terminologjinë “refuzoj çdo insinuate për rikthimin e vizave me Shqipërinë”. Se gjoja kriminaliteti është njësoj kudo, si tek ne edhe në europë a botën mbarë. Dhe ashtu si tërësia e shtetarëve tanë, sidomos e këtyre post diktaturë e proletariatit, faji është gjithmonë tek të huajt, jo tek ne. “Ne i kemi bërë detyrat, i pëlqen apo nuk pëlqen Europa. Ne e kemi bërë tonën.”

Eshtë një nga ato mendësitë që do e vuajmë. Dhe jo rastësisht. Pasi nëse gjithë vendet e këtij rajoni, sado kofliktualitetit politik, gjejnë një lloj shtegu për vazhdimësinë. Duke përfituar edhe vëmëndjen e kancelarive të botës, fal kapërcimit të këtyre ngërçeve në bërjen e shtetit. Si të thuash rigjenerohen me element të rinj edhe pse bërtasin termat e botës së perënduar. Kurse ne asesi. Gjithçka mund të hiqemi sikur e bëjmë, sikur e transformjmë, vetëm njerëzit mos ua cëno. Se e të ngrysim vetullat pastaj. Mua këtë përshtyppje më la ajo konferencë shtypi, në një kopësht gjethe rënë, ku jo larg që aty digjej ajo pak faunë gjineshtrash tek shkëmbi i Kavajës. Një Europë tepër e qetë dhe një I gjatë Shqipërie tepër i nervozuar.

2) Nuk ka asnjë diskutim që kriminaliteti është njësoj kudo. Ashtu siç nuk ka asnjë diskutim që ndër ato kritere të shumta, për Shqipërinë, dyqind e ca më duket. Nuk flasin për dallim në ngjyrë të krimit, por si luftohet ai. Sa seriozisht e ka një vend në ndërrmarrjen e reformave reale. Dhe jo demagogjike. Por në Shqipëri quajnë reformë faktin që mjafton të fitosh një pale zgjedhje, të pushosh me nge, e pastaj t’u kthehesh punëve të shtetit. Quajnë reformë praktikën tashmë gangrene të denoncimit ndërkohë që prej sistemit të drejtësisë lindin përditë miliarderë që edhe perëndimi i konsoliduar në ekonominë tregut do t’i kishte zili. Kështu që Europa nuk na hap dritën jeshile, jo për ekzistencën e krimit, a kontigjentit shqiptar që po pushton metropolet e Brukselit e Zyrihut, por për partineritetin me ‘të. Ata e dine mjaft mire se sa para nga droga dhe prostitucioni, ndërtimi, tenderimet etj., hidhen në një fushatë elektorale shqiptare. Në një vend ku subvencionimi apo burimet financiare të partive politike janë tabu. E dine mjaft mire se sa naïve është lufta e vrullshme, e tanishmja, gjoja kundër kanabisit. Pas plot një fushate tre a katër vjeçare të bërjes një sy qorr e një vesh shurdh. E dine fare mire se sa ligjëvënës me precedent penalë e pasuri nga vrasjet penetruan në kuvendin e Shqipërisë. Dhe se si gishtit tregues të tyre ne i tregojmë broçkullat e gjoja një lufte pa kompromis me armikun politik. Ky mentalitet ka vdekur, në gjithë vendet e rajonit, vetëm se në Shqipëri jo.

3) Shtypi shqiptar, ndonjëherë bën hamendësime për lindjen e një Jugosllavie të re në rajonin tonë. Me dirigjimin e vendit më potent për radikalizëm a superioritetin racor si Serbia. Një lloj Rusie në ballkanin perëndimor. Dhe herë më herë shfaqen plot shqetësim duke postuar foto nga lufta e dytë botërore, kur grindjes brenda vetes, ata jugosllavët si Mugosha e Popoviçi i sugjeronin luftën pa kompromis. Ato përfundime që shqiptarët i gjejnë në arshivën a librat e Enverit dhe kënaqen me histeritë e tij perverse, sikur ata të nëmur e torturuar të jenë alienë e jo shqiptarë. Po edhe mund të fitoj ideja e Jugosllavisë së re. Mjaft t’i vini kokës gishtin dhe të shikoni se, që nga shpërbërja e saj, nga luftrat me Bosnjen, Kroacinë e Kosovën. Janë ndërruar aq ka burra shteti. I dhanë botës dy a tre sekretarë partie, aq sa për t’i mbyllur gojën. Ndërkohë ushtrojnë presion edhe fal një ekonomie të konsoliduar. Së cilës ajo e jona nuk i afrohet as tek dera. Pasi ne pjellim veç emigrantë, imamë, a fretër të tredhur. Kështu që një qasje politike, e një projekti nga popujt sllavë. I vjen për shtat edhe asaj mendësie europiane së cilës iu sos durimi me absurdin e shtetbërjes nga shqiptarët. Shikoni ata në Kosovë dhe vulosni vet pastaj. Një marrje peng e shoqërisë nga katër njerëz. Njëri më i vogël se tjetri.

4) Me sa po shoh në shtyp, kuvendi i ardhshëm i Shqipërisë do të ketë për kryetar një ish-ministër të brendshëm nga regjimi i diktaturës së proletariatit dhe luftës së klasave. Ky është një turp shqiptar! Një veprim që e bën të ngërdheshet një të ngarkuar me punë nga Europa në vendin tone. Një njeri që akuzohet për vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkoder. I bën ata skeptikë. Ose edhe në mos u akuzoftë, i habit se si qoftë dhe moralisht, shqiptarët nuk reagojnë.  Si ish-minister i brendshëm, i atij dikasteri, që është faqja e zezë e tyre për atë kohë… , për atë aspirate mbarë sociale për një demokraci perëndimore, ky njeri duhej të ishte sot një qytetar normal. Dhe jo ligjëbërës. Edhe për faktin tjetër, kokëfort të dështimit vit pas vite të vendit nga kjo klasë politike. Për një lloj pastrimi të ndërgjegjes sonë. Duhej të kishte një lloj refuzimi të ashpër civil. Por nuk ka ka. Madje me mburrje një lider të ekspozon si dorë të forte pikërisht elementin e bërjes së pushteti me dhunë. Elementin e dosjeve a të tjera kulisave nga bodrumet e diktaturës. Sikur ky vend ka vdekur nga rigjenerimi I brezave një here e përgjithmonë.

Ta gëzosh Gramozin, Shqipëri. Dhe bëj karshillëk Europës me Edi Ramën se jo Jugosllavia do ringjallet. Jo që nuk kemi për të hyrë aty në Europë. Po shpejt do kthehemi në vilajete ku gjithkush ka një Gramoz a një Edi Rama…

Please follow and like us: