Lu, vlerësime të larta për ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni: Profesioniste e përkushtuar me një profil të gjërë ligjor
E nderuar znj Ministre e emëruar Gjoni,
Në emër të kolegëve në Uashington dhe të Ambasadës e SHBA-ve në Tiranë, dëshiroj t’ju përgëzoj për emërimin tuaj si Ministrja e ardhshme e Drejtësisë. Ne bashkëpunuam ngushtësisht me ish Ministrin e Drejtësisë Petrit Vasili dhe presim të bashkëpunojmë edhe me ju.
Kolegët e mi në Ambasadën amerikane të cilët punuan me ju kur ju ishit pjesë e Komitetet Shqiptar të Helsingit dhe në Konsortiumit Ndërkombëtar të Grupit të Punës për Reformën në Drejtësi, kanë sugjeruar se ju jeni një profesioniste e përkushtuar me një profil të gjërë ligjor. Ju keni një sfidë të jashtëzakonshme para jush pasi të bëheni Ministre në kohën më të rëndësishme të zbatimit të reformës në drejtësi. Ne e dimë që ju jeni e angazhuar për të punuar për popullin shqiptar. Shpresojmë gjithashtu që ju do të punoni edhe për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve e Shqipërisë me SHBA-të. Edhe njëherë, përgëzime të nrgohta.
Sinqerisht, Donald Lu.