Albspirit

Media/News/Publishing

Macron: Regjimi i Maduros, një diktaturë

Presidenti francez, Emmanuel Macron e cilësoi sot regjimin e presidentit Nicolas Maduro në Venezuelë një diktaturë, gjatë një fjalimi për politikën e jashtme, në prani të ambasadorëve francezë të mbledhur në Paris.

“Bashkëqytetarët tanë nuk e kuptojnë sesi disa mund të lavdërojnë kaq shumë regjimin që është duke u vendosur në Venezuelë. Një diktaturë që përpiqet të mbijetojë me koston e një vuajtje njerëzore të paprecedentë edhe pse burimet e këtij vendi mbeten të konsiderueshme”, u shpreh Macron.

Venezuela është përfshirë prej disa muajsh në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe institucionale.

Presidenti i tij, Nicolas Maduro me një popullaritet në rënie sipas sondazheve, po përballet me protesta të rregullta të opozitës që kërkojnë dorëheqjen.

Rreth 130 persoan u vranë në katër muaj protesta kundër qeverisë.

Please follow and like us: