Albspirit

Media/News/Publishing

“Do më marrë malli”, këngëtarja shqiptare vendos të largohet nga Shqipëria

Këngëtarja shqiptare Ertila Koka ka vendosur të largohet nga Shqipëria për të nisur një të ardhme të re në Itali. Pak kohë nga martesa e saj, këngëtarja ka njoftuar përmes rrjeteve sociale për vendimin, ndërsa shprehet se do e marrë malli në veçanti për familjen.

Statusi i Ertila Kokës në Instagram: 
Mirupafshim Tiranë – Mirupafshim vendi im i bukur ku u linda, u rrita, u shkollova dhe u dashurova. Erdhi koha të largohem drejt një të ardhmeje totalisht të re për mua (Itali-Milano). Do më marrë malli, e di pafund. Në veçanti për familjen time dhe 3 motrat e mia Aldorën, Danjën dhe Onën, që nuk jam ndarë një herë të vetme nga ato. Ju dua pafund motrat e mia të bukura, pasuria më e madhe në jetën time.
Faleminderit të gjithë ju miqtë e mi për miqësinë tuaj, ju dua shumë. Të gjithë ju miq dhe bashkudhëtarë në karrierën time që keni dhënë ndihmesën tuaj të madhe. Faleminderit ju fansa nga zemra për gjithë dashurinë tuaj që më keni dhënë ndër vite. Ju premtoj pas një periudhe pak pauze që bëra nga dasma, do të vij me projekte të reja, këtë vit e në vazhdim. Nuk do t’ju zhgënjej kurrë. Do të shihemi së shpejti. Me shumë dashuri, Ertila Koka.

090c726bbcf3fc9674fe63827fed20e2

Please follow and like us: