Meta dekreton datën e seancës së parë të Kuvendit të ri
Në datën 9 shtator do të mbahet seanca e parë e Kuvendit të ri. Data e nisjes së sesionit të ri është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta. Nisja e seancës do të jetë në orën 10:00 data 9 Shtator.
Presidenti Iliri Meta dekreton thirrjen e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00. Sipas njoftimit të nxjerrë në faqen zyrtare të Presidencës thuhet se: Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe 93 të Kushtetutës së Shqipërisë,
D e k r e t o j:
Neni 1
Mbledhja e parë e legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, thirret ditën e shtunë, datë 9 shtator 2017, ora 10.00.
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Please follow and like us: