Mogherini: Ballkani është Europë
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini e konsideron Ballkanin si “prioritetin e katërt” të bllokut, një zonë ku BE-ja “mund të humbasë më tepër dhe të fitojë më tepër”.
Në fjalën e mbajtur gjatë konferencës së ambasadorëve të unionit në Bruksel, kryediplomatja europiane tha se Ballkani nuk “është oborri i pasëm i Europës, ai është Europë”.
Ajo shtoi se ndihet e zemëruar, kur kolegët e saj u thonë “miqve në Ballkan” se, “jeni në rrugën drejt Europës”, kur rajoni në fakt është pjesë e saj dhe kjo shihet qartë te sfidat e sigurisë, rrugët e emigrantëve, investimet ekonomike, e plot gjëra të tjera.
“Këtë vit, – theksoi Mogherini, – kemi parë tensione në Ballkan, që janë paraqitur në kohë dhe vende të ndryshme”. “Ka pasur momente krizash akute, – kutjon ajo, – por në fund, partnerët tanë ballkanikë kanë qenë të aftë ta konfirmojnë dëshirën dhe kapacitetin e tyre për të lëvizur drejt BE-së”.
“Merita e arritjeve i takon vet shteteve të rajonit”, ishte komenti i saj, “ku të rinjtë, – siç nënvizon Mogherini, – e duan progresin drejt avancimit europian dhe udhëheqësit politikë e dinë fare mirë këtë”.
Më 31 gusht, Mogherini do të takohet sërish me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për vazhdimin e dialogut që do t’i ndihmojë, sipas saj, të dyja vendet në rrugën e anëtarësimit