Skënder Jashari: Njerëzimi dhe veçmas kombi ynë, ka një Nënë, quhet Shenjtja Nënë Tereza!
Simboli i Nënës Shqiptare, i njohur në mbarë botën, për virtyte, të cilat i admiron njerëzimi, tashmë i jep vendin meritor perms Shenjtës Nënë Tereza! U plotësu Binomi i Figurave Kombëtare, të përbërë nga Gjergj Kastrioti dhe tash nga NënëTereza!
Më 26.08.1910 u lind në Shkup të Shqipërisë (pjesë e Vilajetit të Kosovës) nën Perandorinë Osmane!
Kisha Katolike nuk kanjohur asnjë Shenjte tjetër me emrin Nënë, epitet që sërish gëzon, krenon dhe nderon kombin shqiptar!
Kongregacioni i Misionareve të Bëmirësisë, të cilën e themeloi Shenjta Nënë Tereza, në vitin 2012, kishte më tepër se 4500 motra dhe vepronin në 133 vende të botës!
Që për së gjalli e nderoi njerëzimi, për humanizmin e pashoq që bëri, u nderue dhe me çmime ndërkombëtare, si më 1962 me Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe më 1979 me Çmimin Nobel për Paqe!
Më 19 tetor 2003, u lumturua duke u quajtur “Tereza e Bekuar e Kalkutës”! Për t’u kanonizu si Shenjtore, duhej t’I njiheshin dy mrekulli, në bazë të Kishës Katolike, e që mrekullinë e dytë e njohu Papa Françesku, në dhjetor 2015. Kanonizimi i saj u bë më 4 shtator 2016!
Ndërroi jetë më 5 shtator 1997, e që më 5 shtator 2017, do bëhet Shugurimi i Katedrales Shenjtja Nënë Tereza në Prishtinë, nga Kardinali Ernest Troshani!
Në Qiell- tek Krishti, për ne shqiptarët, ndërmjetëson kjo Shenjte!
Shqiptarët e kemi edhe një arsye më shumë, që t’a lusim Zotin në Gjuhën tone Shqipe!
Skënder Jashari, i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policies dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin, komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.