Gjenden dokumente të rralla shqipes së humbur? Zbulohen dorëshkrime të gjuhës kaukaziane
Zbulimi më i fundit i shkencëtarëve janë gjuhë jashtëzakonisht të rralla, ku përfshihet edhe gjuha kaukaziane “Caucasian Albanian”.
Kjo vërtetohet nga dokumentet që datojnë para 1500 vjetëve dhe u gjetën në Manastirin e Shën Katerinës në Gadishullin Sinai.
Gjuhët, të cilat janë zhdukur qysh nga “Periudha e errët”, kanë dalë në dritë pasi shkencëtarët kanë përdorur një metodë të re për të inspektuar disa dorëshkrime të lashta që gjenden në manastirin në Egjipt.
Murgjit fillimisht i shkruan tekstet e tyre në pergamene, të cilat më vonë u pastruan dhe përdorën nga gjeneratat e mëpasme që folën në gjuhët më moderne për të shkrur biblën.
Por, një teknikë e re e zhvilluar nga studiuesit, e quajtur “epoka e re e artë e zbulimit”, u lejon atyre që të shohin tekstin original të fshehur nga një vështrim me sy të lirë.
Studiuesit kanë fotografuar materialin duke përdorur pjesë të ndryshme të skeptrit të dritës dhe i kanë lexuar imazhet elektronike përmes një algoritmi kompjuterik.
Kjo metodë shton mundësitë e gjetjes së dokumenteve të tjera të lashta në Manastirin e Shën Katerinës, që janë në kërcënim të vazhdueshëm nga terroristët, përfshirë ISIS, të cilët janë të njohur për shkatërrimin e vendeve të kultit të besimeve të tjera.
“Epoka e zbulimit nuk ka mbaruar”, është shprehur për “The Times” Michael Phelps nga Biblioteka e elektronike e dorëshkrimeve të hershme në Kaliforni.
“Në shekullin XX u zbuluan dorëshkrime të reja në shpella. Në shekullin XXI ne do të aplikojmë teknika të reja për dorëshkrimet që i kemi pasur nën hundë. Ne do të rikthejmë zërat e humbur të historisë”, thotë ai.
Vendi mes maleve, ku thuhet se Zoti ka zbuluar 10 Urdhëresat për Moisiun ka mbledhur mijëra dorëshkrime qyshkur është krijuar në shekullin e VI.
“Nuk di ndonjë librari në botë që mund të krahasohet me të. Manastiri është një institucion që prej kohës së Perandorisë Romake dhe vazhdon të veprojë sipas misionit të tij fillestar”, thotë Phelps.
Hulumtuesit gjetën gjithashtu tekste mjekësore të shkruara në greqishten e lashtë nga autorë të njohur si Hipokrati.