Presidenti i KE: Nuk ka siguri evropiane pa Rusinë dhe BE
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker gjatë mbledhjes së ambasadorëve të Bashkimit Evropian ka deklaruar se siguria në Evropë varet nga Rusia dhe BE-ja.
“Dëshiroj që të reflektojmë mbi përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë. Kjo varet nga Rusia dhe nga ne”, vazhdoi presienti i Komisionit Evropian.
“Por, nuk ka siguri evropiane, në shekullin e ardhshëm, pa Rusinë. Do të jetë e nevojshme, pa hequr dorë nga vlerat dhe parimet tona, që të gjendet me Rusinë një dialog më i përshtatshëm për të ardhmen që kemi përpara”, theksoi Juncker.
Please follow and like us: