Bregu: Vettingu të fillojë nga vendimet për krimin në familje
Ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu e njohur për deklaratat e saj pro grave dhe kundër dhunës ndaj tyre ka reaguar e tronditur për vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi nga ish-bashkëshorti i saj.
Në një status në “Facebook”, Bregu kërkon nisjen e vettingut nga vendimet për krimin e familjes e bën thirrje për publikimin e emrit të prokurorit që kanosjen me armë të burrit vrasës e pa si armëmbajtje pa leje, madje dhe hetim për të.
Bregu ka një thirrje për ministren e re të Drejtësisë, të kërkojë llogari të gjitha gjykatat e drejtoritë e burgjeve për këto raste, kjo pasi 39-vjeçarja e vrarë sot ishte me urdhër mbrojtjeje nga ish-bashkëshorti, i cili e kishte dhunuar dhe madje dënuar me një vit burg pasi kishte tentuar më parë ta vriste nënën e dy fëmijëve.
STATUSI I BREGUT
Ka dale nga burgu me amnisti ne 2016?!
Është dënuar për dhune ne familje, ka tentuar ta vrase ne 2015 dhe lirohet ne 2016 për ta vrare nënën e tre fëmijëve ne 2017?!
Fillojeni Vettingun nga vendimet për krimin në familje!
Urdhra mbrojtje te mohuara, te dhëna e te paekzekutuara, tentativa vrasje të amnistuara! Prokurore pijanecë, gjyqtarë druvarë, ekspertë mashtrues!
Beni publik emrin e nisni hetimin për prokurorin qe kanosjen me arme te atij qe vrau nënën e fëmijëve sot e pa si armëmbajtje pa leje!