Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykatësja e vrarë sot nuk kishte urdhër mbrojtje nga Gjykata, ja si doli nga burgu ish-bashkëshorti vrasës

Krimi i rëndi në familje i ndodhur sot në Tiranë ka tronditur opinionin publik. Gjyqtarja tanimë e ndjerë Fildes Hafizi,humbi jetën nga plumbat e shkrepur nga ish-bashkëshorti i saj Fadil Kasemi, teksa viktima ndodhej në mjetin e saj. Kasemi, e kishte kërcënuar me armë edhe në vitin 2015 ish-bashkëshorten e tij, ku është dënuar me 3 vjet heqje lirie dhe është amnistuar nga Ministri i Drejtësisë dhe Presidenti vetëm një vit më vonë, pra në 2016-ën.

Megjithatë, politika dhe disa media, pa asnjë nivel profesionalizmi apo fije moralie humanizmi, mbi viktimën kanë ngritur argumentin se ka qenë më urdhër mbrojtje, por nuk është mbrojtur. Kjo është të bësh politikë mbi viktimën, por në Shqipërinë tonë, kjo është shkollë e vjetër që nuk shqitet kollaj.

Gjithsesi, ajo që vlen për të sqaruar opinionin publik, janë faktet.

Dhe fakti është se siç shihet nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndryshe nga sa thuhet, nuk ka patur urdhër mbrojtje për gjykatësen e vrarë. Ajo nuk është paraqitur në seancë dhe për pasojë, siç shihet dhe në vendim (pjesa e nënvizuar, faqja 2), gjykata nuk i ka dhënë urdhër mbrojtje të ndjerës. Pra, në këtë rast policia nuk ka patur asnjë detyrim ligjor që buron nga gjykata për të mbrojtur viktimën e sotme (Shih vendimin e plotë në fund të lajmit)

Ndërkohë, ajo që është e tmerrshme por për të cilën flitet më pak, është fakti se kur është gjykuar herën e parë ish-bashkëshorti i Hafizit, është dënuar nga gjykata me vetëm 3 vjet heqje lirie për krimin e armëmbatjes pa leje (që parashikohet deri në 7 vjet heqje lirie nga ligji) dhe dhunës në familje (që parashikohet deri në 5 vjet heqje lirie nga ligji). Pra, në kohën kur vrasësi i sotëm duhet të ishte dënuar me 12 vjet heqje lirie (burg), denohej me vetëm 3 vjet. E si për ti vënë kapakun kësaj maskarade të drejtësisë, i dënuari me 3 vjet, do të amnistohej vetëm një vit pas dënimit nga ministri i drejtësisë (Ylli Manjani). Kjo është e gjithë historia e cila solli sot ngjarjen e rëndë. (LEXO.AL)

Please follow and like us: