Albspirit

Media/News/Publishing

Kush ishte gjyqtarja që u vra nga ish-burri?

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të enjte Tiranën,ku gjyqtarja 39-vjeçare Fildes Hafizi është vrarë me armë zjarri nga ish bashkëshorti 53-vjeçari Fadil Kasemi.

Vrasja u regjistrua në zonën e Xhamllikut, ku 39-vjeçarja ndodhej në makinën e saj tip Benz teksa ish bashkëshorti ka qëlluar me 2 plumba drejt saj duke e lënë të vdekur.

Mësohet se Hafizi sapo ishte emëruar në Gjykatën Administrative në Shkodër.  Autori  53-vjeçar i identifikuar si Fadil Kasemi është tashmë nën pranga. Ai nuk tentoi të largohej por u vetdorëzua.

Por cila është karriera e gjyqtares Hafizi?

Hafizi me mbarimin e magjistraturës ka kryer stazhin pranë Gjykatës së Tiranës.

Ndërsa pak muaj më parë ishte emëruar gjyqtare pranë Gjykatës Administrative në Shkodër.

Hafizi pritej që ditën e nesërme të rikthehej në punë pranë Gjykatës Administrative për të vazhduar detyrën dhe gjykimet e çështjeve që kishte nisur

Please follow and like us: