Qytetari nxjerr bllof Monikën: Vrasësin e liroi Petrit Vasili apo Ylli Manjani?!
Në lidhje me vrasjen e gjyqtares Fildez Hafizi, ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
Në një status në Facebook, Kryemadhi këtë vrasje e ka cilësuar si akti më i rëndë dhe katastrofik që mund t’i ndodhë një vendi.
“Sot ngre zerin tim fuqishem kunder ketij sistemi qe ende dhunon grate e pafajshme. Te gjithe ne mbajme pergjegjesite tona per kete situate te rende, por me shume duhet te ndihen pergjegjes ata qe e lane nenen e dy femijeve ne doren e nje vrasesi qe disa here e kishte paralajmeruar aktin e tij te burracakërisë,” shkruan Kryemadhi.
Mirëpo fill pas statusit të kryemadhit kanë ardhur edhe reagimet e qytetarëve.
Njëri prej komentuesve ka nxjerrë bllof kryetaren e LSI-së duke i kujtuar se koha në të cilën vrasësi i gjyqtares ka përfituar nga amnistia, ministër ka qenë eksponenti i LSI-së, Ylli Manjani.
Kujtojmë që Ylli Manjani ka ushtruar detyrën e Ministrit të Drejtësisë në harkun kohor 9 nëntor 2015 deri në 30 janar 2017.
Amnistia për vrasësin Fildez Hafizi është dhënë në 28 Prill 2016.