Vrasja e gjyqtares/ Rama: Krokodilët që lotojnë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për vrasjen e gjyqtares nga Shkodra Fildes Hafizi, nga ish-bashkeshorti i saj.
Me anë të një statusi në “Facebook”, kryeministri shkruan: Krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun! Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam ????”.
39-vjecarja u vra pasditen e sotme në kryeqytet ndërsa po parkonte makinën. Ajo është vrarë në zonën e njohur si “Xhamlliku”, ku dhe kishte shtëpinë. Gjyqtarja ishte nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.
Please follow and like us: