Ilir Levonja: Të gjithë folëm, veç Skënderbeut!
Ngjarjet janë aq masturbuese tek ne, sa e dyta e vdes të parën. Dhe kështu me radhë. Përshembull të enjten u shqyem me indinjatën sociale se si një burrë, vret ish gruan në mes të rrugës. Krejt gjakftohtë, i fut dy plumba kokës. Dhe triumfator i tha botës se ishte burrë. Të shkallonte nga nervat vrulli i indinjatës. Ashtu sikur të shkordhte çdo lloj arsye, debatet, apo komentet me i lumtë dora, ai është burrë. Vendosi nderin në vend. I tha Allahu dhe ai e bëri. Nga ana tjetër një habi e pakuptimtë, pasi nuk ka sikur edhe një të vetëm prej nesh, që mos ta di se gruaja në Shqipëri punon, frymon a jeton nën mendësinë që ekziston vetëm t’i shërbej mashkullit. Jo burrit, mashkullit…se burrat kanë kanë që kanë humbur. Çfarë nuk të dëgjonte veshi e të shikonte syri. Si për Kanunin, si për Kuranin etj. Megjithëse po t’i futesh faqeve të atij Kanuni, për kohën, burrat etj…, gruaja është një model që e sotshmja as nuk e ka, as nuk e prodhon dot, pasi mungon thelbësorja respekti. Po kështu edhe me Kuranin, e besimtarëve myslimanë.
Puna është se tek ne çelsat e shoqërisë i kanë marrë në dorë të paaftit. Mjafton të dëgjosh se si flet një hoxhë Kosove, a hoxhë Tirane. Kështu edhe në besimet e tjera. Aq sa sot për shkak të mendësive fondamentale, mendojmë si fondamentalë, urrejmë si të tillë dhe jetojmë po ashtu.
Kur Shqipëria kishte veç perënditë mbretëronte një e vetme, ishte shqiptari. Kurse sot me ca kaurrë radikalë, me ca myslimanë fondamentalë, me ca vullnetarë revolucionesh që nuk njohin asgjë veç vetes dhe pordhëve të tyre plot erë, është një mishmash social. I cili lutet e falet latinisht, arabisht, greqisht, sllavisht, e veç në shqip jo.
Ky masturbim kolektiv është shanc për të kuptuar se sa është larguar shqiptari nga të qënit shqiptar. Për të reflektuar. Por të gjitha ndodhin, veç reflektimi jo. Përkundër shoqërive të tjera ne marshojmë të lumtur në masturbimin tone.
Nuk e kuptoj pse duhet kaq indinjatë, kaq vulgaritet sharjesh, apo patriotizmi me rënien dëshmorë etj…,për ato dy ekrane në një tubim fetar. Eshtë absrude kur dëgjon një intelektual që thotë unë jam krenar të bëhem hero duke zbuluar Skëndërbeun. Mos mbuloni Skëndërbeun etj. Ne shquhemi për heronj të rremë. Zot na ruaj kemi ca me shumicë. Na mjaftojmë për të kuptuar se sa të ndarë jemi. Sa na kanë vrarë e përçarë bindjet dhe suprioriteti fundamental. Sapo e bëm dhe një ballist për një banderole. Shqiptaria, shqiptaria, dhe veç emigrantë. Nuk e di pse na shqetëson kjo punë e heroizmës me ndjenjën e pushtuesit, të huajit, kur ne kemi kohë që e kemi pushtuar evropin dhe botën. Veç me fare kosi. Kemi pushtuar edhe veten.
Po ta quajmë mbulim… a e dini se sa ka pare ai shesh. Se sa here e kanë zhvendosur para e mbrapa Skëndërbeun. I kemi vënë klasikët e mraksizmës, çizmet e policëve, shkopinjtë e gomës. Kemi demaskuar në sytë e tij. Jemi shqyer duke ngrënë tamël, torte kolektive. Nuk ka thënë gjë Skënderbeu…
Ne Skënderbeun e duam për pordhë. Ashtu si shumë dashuri të tjera patriotike. Si devotshmëri të tjera fallco.
Megjithatë u duhet thënë edhe besimtarëve myslimanë ajo që…, mjaft më falje publike. Mjaft më, me syfyre a iftare publike. Nganjëherë metodat a startegjitë të kthehen për kokë. Por i japin edhe shkas absurditetit. Zotin mund ta duash në shumë mënyra. Në shumë këndëvështrime. Dhe ndofta dashuri të tilla janë më të virtytshme se rreshtat publik.
Unë përshembull dy herë e kam adhuruar islamin. Një here kur lexoja Leon Tolstoin, tek ‘Haxhi Murati’. Dhe kur lexoja Nagip Mahfuzin tek ‘E bekuar qoftë mbrëmja jote…’.
Siç e shikoni jo prej tubimeve a iftareve publike.
I duhet thënë shoqërisë së besimit islam, që, krejt ndryshe nga politika ta zhvilloj aktivitetin e saj në strehën e Allahut. Festime të tilla janë imponime ose dhunë. Kur jetoj e lindi Allahu dëshmonte zemra, fryma, jo ekranet a shou publik. Tirana nuk është Meka. Shqiptarët pavarsisht të gjithave, nuk e meritojnë mjekërzimin, festet, transformin nga shqiptarë në xhihadistë. Feja nuk është komb. Të gjitha këto e të tjera, krahas një depresioni social, drogës, vrasjeve publike për nder mashkullor, sjellin pikërisht këtë masturbim kolektiv në gjithçka. Aq sa sot ju ndjeheni viktima. Dhe meshkujt patriotë. Kjo është absurde. Por e vërtetë. Ndodh në Shqipëri. Duheni Allahun shqiptarçe, nëse jeni a ndjeheni të tillë. Shqiptarë…