Albspirit

Media/News/Publishing

Jeta e hapur seksuale e Karavaxhos

Mikelanxhelo Merisi, i njohur më së shumti me emrin Karavaxho një nga përfaqësuesit të më të njohur të historisë së artit Italian të Rilindjes ka pasur një jetë të trazuar. Arti I madh kërkon gjithnjë emocione të tilla, ndaj Mikelanxhelo, në rrugëtimin për të mbijetuar në vitet jo të lehta ku jetoi, bëri jetën e një artisti shpesh jo të qetë. Emri i tij është i lidhur me një sërë veprash që janë futur  në historinë e artit, disa prej të cilave të njohura në gjithë botën si ndër më të rëndësishmet e artit perëndimor. Por sipas biografëve, vetë piktori në jetën private ka qënë shpesh tepër I hapur. Teksa flitet për periudhën e jetës së tij në Borromeo, thuhet se Mikelanxhelo i mësuar me një jetë të hapur seksuale dhe pa asnjë kokëçarje ishte frekuentues i tavernave dhe prostitutave.  Por sërish rregullat e qytetit nuk e lejonin shumë këtë lloj jete, kështu që ai duhet të ikte prej rregullave të forta të Borromeos e të shkonte në Romë. Roma e Papës, po lulëzonte nga një rritje e shpejtë, që po e transformonte nga një fshat në një qytet me gjithë tiparet e tij, nën shembullin e Firences. Arti atje kishte pësuar një zhvillim të madh dhe siguronte të ardhura tepër të mira, por edhe famë e njohje, ndaj Roma paraqiste vendin ideal për të punuar, por edhe për të jetuar. Ekzistonte një liri seksuale edhe pse dënohej, por të gjithë mbyllnin sytë përpara fakteve. Mjaftonte vetëm të mos bëhej publike, pastaj gjithçka që ndoshta në Milano të çonte në turrën e druve, në Romë lejohej. Sipas një dokumenti të gjetur në arkivin e Venecias, mendohet që Mikelanxhelo të ketë vrarë dikë dhe kjo të ketë qenë arsyeja kryesore e largimit të tij nga Milano, por nuk ka të dëshmi të tjera. Me një vrasje mbi shpinë apo jo, Mikelanxhelo Merisi, në moshën njëzetenjëvjeçare, me pak të holla në xhep, por me shumë ëndrra dhe shpresa, largohet nga vendi i tij i lindjes, për mos t’u kthyer më kurrë. Mbërrin në shtetin e Papës, në vitin 1592. Nuk kishte bërë ende asnjë pikturë. Roma është një qytet në rritje dhe nga numri i lartë i emigrantëve, të cilët mbërrinin nga çdo cep i Italisë, në kërkim të një pune. Ishte mbushur me murgjër dhe murgesha, që sa vinin e shtoheshin, për të praktikuar me devocion e përkushtim më të madh pranë Papës, por edhe për të bërë karrierë ekleziaste dhe politike, ku një titull fetar do t’u krijonte atyre, mundësinë e një jete përrallore. Ishte mbushur me prostituta të ardhura nga fshatrat dhe zonat e varfëra, plot dëshira për një jetë më të mirë. Gëlonte nga artistët që mbushin rrugët e Romës, të sigurt për një punë lehtësisht të gjetshme, aty ku lulëzonte arti i arkitekturës, pikturës dhe skulpturës, ku kërkesa ishte më e madhe sesa oferta artistike. Ishte mbushur me kardinalë dhe aristokratë jashtëzakonisht të pasur, të zhytyr në një luks të paimagjinueshëm, me shpenzime marramendëse për shërbëtorë, stallierë, kuzhinierë, aktorë, kërcimtarë e këngëtarë dhe me etje për të patur, sa më shumë vepra arti në koleksionet e tyre private, në një garë të shfrenuar midis tyre. Vlerësimi i një piktori nga një kardinal, ishte çelësi i zgjidhjes për një pasurim të shpejtë, për famë dhe sukses artistik. Pallatet romane, për luksin, pasuritë dhe veprat e artit, ia kalonin shumicës së oborreve princërorë dhe mbretërorë të shumë vendeve europiane. Roma, një fshat i humbur mesjetar, pas përfundimit të ndërtimit të Katedrales së Shën Pjetrit, po kthehej në qytetin ideal, për njerëzit ambiciozë dhe profesionistë. Paratë nuk mungonin. Duheshin vetëm lidhjet e duhura. Roma të jepte famën dhe fama të jepte pushtetin.

Pavarësisht se Rilindja italiane kishte mbylur ciklin e vet artistik, jehona e saj tani po përhapej dhe qyteti po kthehej, në qendrën e njerëzimit. Mijëra e mijëra pelegrinë, vinin për të vizituar këtë qytet, për t’u bekuar nga papa dhe për të parë vendin, ku ishte varrosur Shën Pjetri. Trullosja nga madhështia dhee mrekullimi i veprave të artit, shtonin tek ata forcën e besimit katolik. Mahnitja, shoqërohej me më shumë përulje dhe devocion. Ndaj, qëllimi i klerit ishte të rriste sa më shumë numrin e kishave dhe me të edhe numrin e veprave të artit. Në atë periudhë në Romë ishin mbledhur artistët më të mirë europianë, të entuziazmuar nga suksesi dhe gjenialiteti, nga pasuria dhe pushteti i pararendësve të tyre si Mikelanxhelo, Rafaelo, Bernini e shumë të tjerë. Për të pritur tërë këtë masë pelegrinësh dhe profesionistësh, ishin shtuar shumë edhe tavernat, lokalet, dhomat e shtëpitë me qira. Popullsia, në pjesën dërrmuese ishte mashkullore edhe prej numrit të lartë të murgjërve, artistëve e muratorëve, kishte lulëzuar prostitucionin në rrugë, në taverna dhe ishin hapur shumë bordello. E në këtë Romë ku jeta lëvrinte edhe prostitucioni mashkullor ishte shumë evident edhe pse morali kishtar ndalonte. Djelmosha bukuroshë dhe efebikë ishin më të privilegjuarit, të tredhurit ishin këngëtarët më të famshëm e më të kërkuar, të cilët paguheshin me çmime marramendëse, në atë kohë kur kënga, ishte një ekskluzivitet vetëm mashkullor. Kjo ishte Roma që Mikelanxhelo Merisi nga Karavaxho, gjen në tetor të vitit 1592, kohë kur mbërriti në qytetin e dëshiruar.  Mikelanxhelo banon në lagjen e artistëve, një zonë qëndrore shumë e rrëmujshme, ashtu si vetë artistët. Atelietë alternoheshin me taverna verërash dhe bordello, në rrugicat e ngushta që gjarpëronin nëpër lagje duke krijuar labirinte të çuditshme, të cilat të nxirrnin në sheshe të mëdhenj e plot hapësirë. Zona e ndodhur midis Piaca del Popolo e Piaca Navonës, ishte mjaft e rrezikshme për shkak të kriminalitetit, sidomos në orët e natës, kur ndalohej qarkullimi.

Nuk dihen shumë hollësi për fillimet e qëndrimin të tij, por dihet se shpesh ndërronte adresë, edhe pse në të njëjtën zonë të Romës.  Artistët, ishin organizuar në banda rivale, ku racizmi dhe përbuzja për njëri-tjetrin, ishte një gjë e zakonshme. Mikelanxho shoqërohet me lombartët, të cilët në Romë konsiderohen si provincialë të trashë, artistët gjermanë si primitivë dhe gdhë, hollandezët pijanecë të rëndomtë e francezët, në pamje më të rafinuar, konsideroheshin fshatarë të dhunshëm. Grindjet janë të shpeshta dhe kontrollet e policisë shumë të rrepta. Nëse gjenin dikë, me një thikë të vogël të fshehur në trup, e bënin shembull publik duke e varuar në mes të rrugës nga krahët, derisa shpatullat t’i lëviznin vendit. Për një artist, dhimbja e madhe do të thoshte që për disa javë, mos të ishte në gjendje të lëvizte krahun dhe kështu, i bëhej i paaftë për të punuar.  Edhe konkurrenca midis artistëve është e madhe, edhe pse punët janë të shumta. Objektivi është të siguronin porosi nga kardinalët më të afërt të Papës, si dhe komisione për altare apo afreskë kishtarë. Mikelanxhelo Merisi, të cilin artistët e thërrasin me emrin Karavaxho, për shkak të fshatit të lindjes, nuk ka mbështetje të veçantë në “qytetin e përjetshëm”. Përtej jetës private të trazuar, më shumë se katër shekuj nga ndarja e tij nga jeta Karavaxho vazhdon të jetë i rrethuar me mister, një prej të cilëve është dhe vdekja e tij duke u quajtur një nga misteret më të mëdha të artit italian dhe madje botëror./shqip/

Please follow and like us: