Albspirit

Media/News/Publishing

Shkëlzen Berisha: Jo në emër të Skënderbeut

Myslimanët e kanë të ndaluar të falen para statujave (pa dallim nëse është e Gjergjit apo e sulltanit). Për të respektuar rregullat e besimit dhe mos u lënë shteg interpretimeve, mbase herë tjetër mund të evitojnë sheshin dhe t’i rikthehen bulevardit ose xhamisë së madhe që po ndërtohet. Por kam një pyetje për të gjithë ata që kanë reaguar.

A do reagonin njëlloj sikur fjala vjen statuja të mbulohej për të xhiruar një film apo për të mbajtur një koncert të madh? Nëse do aplikonin të njëjtin standart edhe për vëllezërit e tyre një ditë në vit, mbase gjithe ky debat do ishte pa vlerë. Në fund trashëgimia e vërtetë e Skënderbeut është bashkimi, jo përçarja dhe toleranca është kusht themelor për këtë.

Please follow and like us: