Albspirit

Media/News/Publishing

Skënderbeu është shqiptar

Alfons Zeneli

Skenderbeu eshte perdite 200 m larg xhamise ku falen njerezit perdite. Qytetare te ndryshem te besimit islam kalojne me mijera here aty prane. Skenderbeu adhurohet ne kufijte e shenjtit nga te gjithe shqiptaret shumica e te cileve statistikisht jane muslimane. Kurre me pare nuk eshte degjuar qe Skenderbeu te lincohet nga dikush per motive fetare, pra nga muslimanet. Rastet e mundshme sporadike, mendoj se kane qene raste me origjine jo fetare ne vetvete, ose kane qene raste prej pseudomuslimanesh truthare dhe me logjike njeqlizoresh. Shqiptaret kane luftuar kunder turqve deri ne 1912 kur pjesa me e madhe e tyre e kishin perqafuar besimin islam. Ka patur sigurisht shqiptare shpirtshplare

dumbabiste, por nuk kane qene fenomene qe kane prekur masat.Shqiptaret nuk e luftuan turkun vetem ne mesjete sa ishin katolike dhe ortodokse. Ashtu sikunder dhe katoliket luftuan kunder italianeve gjate L2B. Ashtu sikunder intelektuale shqiptare te besimit katolik qe aderuan ne qeverite shqiptare gjate pushtimit italian, nuk kishin motive fetare kur e bene ate veprim.Fakti qe shqiptaret e kane patur besimin per veten e tyre dhe se pushtuesit i kane luftuar ne unison kombetar e ne menyre te natyrshme, intuitive kombetare , eshte nje fakt dhe jo legjende vetemburrese, folklorike. Une nuk e di si si ka ndodhur “mbulimi” i shtatores se Skenderbeut nga pikepamja teknike. Mbase skenaristi i  mbulimit si person ka patur ndonje qellim fetar.., nuk e di. Por vendosja e aktit te mbulimit ne nje kontekst dhe piste konspiracioni fetar, eshte padyshim nje keqinterpretim i cili ka origjine padijen ose keqdashjen. Eshte largmendsh, e rrezikshme dhe paranojake te pranosh se muslimanet shqiptare mezi kane pritur te mbulojne Skenderbeun dhe te falen jashte shikimit te shtatores se kaloresit “katolik”. Kjo nuk eshte as fantazmagorike..Eshte cmenduri.

Mendoj qe skuadra e analisteve dhe opinionisteve eshte ngutur me ose padashje te ngrehe armet apriori ndaj “armikut” fetar qe po do te haperdaje eshtrat alegorike te Skenderbeu sic bene turqit me eshtrat e verteta pas vdekjes se tij. Trajtimi qe po i behet ngjarjes ne fjale si konfigurim i luftes frontale midis muslimaneve dhe kristianeve, eshte nje akt edhe me i pamenduar, me i erret e malinj, me fundamentalist e me demprures se vete “mbulimi” disaoresh i shtatores se Skenderbeut.

Opinionistet mishngjethur dhe leshrangritur duhet t`i ulin armet nga duart dhe t`i heqin lentet nga syte sepse menyra se si ata po e amplifikojne kete histori, eshte duke i hedhur benzine nje zjarri i cili ne fakt nuk egziston. Ne Shqiperi nuk ka lende te pare per ta trajtuar Skenderbeun si luftetar fetar. Jam i bindur se Skenderbeu, ato netet e pafundme ne pallatin perandorak ne Stamboll, nuk i ka harxhuar duke menduar se e si si ta shpetoj krishterimin. Jam i bindur se ne zanafillen e mendimeve te tij ka qene Atdheu.

Please follow and like us: