Albspirit

Media/News/Publishing

Claudia Schiffer 47 vjeçe, por duket si adoleshente

Sapo ka mbushur 47 vjet, por mosha për të është vetëm një shifër. Na varkë në bregdetin e Kaprit, me bashkëshortin Matthew Vaughan dhe tre fëmijët, Caspar 14 vjeç, Cosima 7 dhe Clementine 13, Claudia Schiffer shfaqet me një trup prej 20-vjeçareje. Në bikini të bardhë, ish-modelja e famshme gjermane, ikonë e bukurisë e krahasuar me Barbie-n dhe Brigitte Bardot, mbetet një nga yjet e pasarelave edhe pse vitet kalojnë. Ditëlindjen e festoi në Itali dhe këto ditë po shijon pushimet mes Kaprit dhe Positanos me familjen dhe disa miq, para se të kthehet në Gjermani, ku është gati për të promovuar një linjë të re “make up” për një markë gjermane. Kohët e sfilatave janë një kujtim i largët (në 2009-ën njoftoi tërheqjen e saj zyrtare nga pasarelat), po ajo duket akoma një modele, një sirenë e shkëlqyer pa moshë, siç mund të jetë vetëm top-modelet.

Please follow and like us: