Albspirit

Media/News/Publishing

Flet Haradinaj pas nënshkrimit të marrëveshjes me AKR-në: Uroj qytetarët, Kosova u nis

Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, ka thënë se është nder për ta që një parti si AKR iu bashkua në qeverisje. Haradinaj uroj qytetarët dhe tha se më në fund Kosova u nis.

“E kemi një nder të mirë sepse këtij koalicioni dhe besimit për të formuar institucionet e vendit i është bashkuar nja parti e re që sjell vlera të reja e që është AKR por po ashtu që është më me rëndësi vetë roli i presidentit Pacolli këtu. Ky bashkim i mundëson Kosovës një nisje shumë të nevojshme, përgjegjësitë ne i kemi organizuar në bazë të specifikave dhe në bazë të vlerave që sjellim në qeverisje, Jemi të vetëdijshëm dhe besoj shumë që së bashku do t’ia dalim. Uroj qytetarët e Kosovës se institucionet u nisën, më në fund Kosova u nis, vonesat kanë qenë shumë të rënda”, ka thënë Haradinaj

Please follow and like us: