Marina Vjollcës i mungon gjëja më e rëndësishme e dasmës…
Vetëm pak ditë na ndajnë nga dasma e shumëpërfolur e Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, e cila do të zhvillohet më 10 shtator në Gjirin e Lalzit. Pak ditë para dasmës duket se nusja jonë bukuroshe ka një problem jo pak të vogël. Ajo ka qenë pak ditë më parë në Milano për të gjetur fustanin e saj dhe duket se nuk ia ka dalë mbanë. Burime pranë Marinës kanë treguar për Blitz se biondja seksi e ekraneve nuk ka pëlqyer asnjë nga fustanet dhe nuk e ka zgjedhur ende fustanin që do të veshë në ditën e saj më të rëndësishme. Shpresojmë shumë që ky problem të zgjidhet sa më shpejt, sepse me të vërtetë që mezi presim ta shohim Marinën të veshë fustanin e nusërisë dhe këtë herë prej vërteti (jo në sfilatë).
Please follow and like us: