Albspirit

Media/News/Publishing

Nënshkruhet marrëveshja në Kosovë, Pacolli i bashkohet koalicionit të Haradinajt

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën zgjeruan koalicionin e tyre, duke përfshirë edhe partinë Aleanca Kosova e Re, që drejtohet nga Behgjet Pacolli.

AKR ka nënshkruar marrëveshje me koalicionin “PAN”, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (Nisma) dhe Behgjet Pacolli (AKR).

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, u shpreh i kënaqur pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Neve na presin shumë punë. Jam i bindur se do t’i tejkalojmë”, ka thënë Pacolli.

Pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare që më 11 qershor, më në fund duket se në Kosovë do kemi formimin e qeverisë dhe institucioneve.

Please follow and like us: