Pas zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave: I gjeni vetë fondet për vijimin e farsës
Pasi u zgjodh kreu i ri i Akademisë së Shkencave, vjen reagimi i fortë i kryeministrit Edi Rama. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama deklaroi publikisht ndërprerjet e fondeve për Akademinë e Shkencave.
“Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës! Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”, – citohet në mesazhin e tij.
Ai theksoi se tashmë fondet nga buxheti do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor.
Më herët Rama mbështeti idenë e akademikut Artan Fuga, për reformim e Akademisë. Kreu i qeverisë paralajmëroi se ky institucion nuk do të marrë asnjë qindarkë nga buxheti nëse nuk reformohet, ndërsa shtoi se duhet t’i jepet fund farsës.