Albspirit

Media/News/Publishing

Sa i ka kushtuar buxhetit të shtetit Akademia e Shkencave?

Në Akademinë e Shkencave u zhvilluan sot të ashtuquajturat zgjedhjet farsë, ku kryetari konkurroi për nënkryetar dhe nënkryetari për kryetar, pa kundërshtarë. Menjëherë Kryeministri Rama reagoi duke i komunikuar këtij institucioni se fonde nga buxheti për Akademinë e Shkencave nuk do të ketë:  “Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”, shkruajti Rama.

Por sa para është dhënë për këtë Institucion nga Buxheti i Shtetit?

Për vitin 2016 rezulton se ka marrë nga buxheti i shtetit 96 milionë lekë të reja për paga dhe investime.  Siç dihet Akademia e Shkencave është institucion buxhetor dhe të ardhurat i siguron nga buxheti i shtetit, pjesëmarrja në projekte, gjithashtu të ardhura nga dhuratat, subvencionet e sponsorizimet. Nga të cilët 94 milionë janë shpenzime korrente, paga, dhe vetëm 2 mln lekë të reja investime. Akademia e Shkencave nuk ka marrë asnjë lek nga dhuratat, subvencionet apo sponsorizimet. I vetmi mekanizëm financimi për të janë paratë e buxhetit të shtetit. Kjo do të thotë se në rast ndërprerje të të ardhurave nga buxheti i shtetit, puna e Akademisë së Shkencave paralizohet.

Please follow and like us: