Albspirit

Media/News/Publishing

Tabuja e virgjërisë në Shqipëri, rrëfehet vajza nga Fieri: Mamaja më detyroi të qepesha

Nderi është një çështje që gjithmonë ka ngitur diskutime të mëdha në shoqërinë shqiptare. Një nga çështjet që përfshihet brenda konceptit të fjalës nder është edhe virgjëria e femrave. Në Norvegji foshnjeve femra të porsalindura u kryhet një operacion me anë të cilit largohet himeni ose ndryshe “cipa e virgjërisë”. Kjo ndërhyrje bëhet që femra mos të ndjej dhimbje gjatë aktit të parë. Por le të kthemi në vendin tonë. Tradita dhe zakoni shqiptar e do që në pajën e vajzës babai të vendosi një plumb, i cili do të shërbej për t’i marrë jetën vajzës nëse ajo nuk është e virgjër. Nëse mendoni se ky është një fenomen i largët apo që ndodhte para shumë kohësh, një video dokumentar ju tregon të kundtërtën.

“Kam humbur virgjërinë dhe kjo në një qytet si Fieri është mëkat. Ime ditën kur e mësoi se kisha humbur virgjërinë më kapi prej krahu dhe më çoi tek një mikja e saj që është gjinekologe për të kryer atë që ime e quajti të mos ngelesha në derë sepse më kishte gjetur një burrë me lekë”,- tregon vajza në rrëfimin e saj.

Mes të tjerash vajza thotë se ka kërkuar t’i denoncojë prindërit e saj, por babai i saj punon në policinë e Fierit. Ne ju ftojmë të shikoni dokumentarin dhe ta gjykoni vetë nëse ky fenomen nuk është i dëmshëm për shoqërinë tonë./TCH/

Please follow and like us: