Albspirit

Media/News/Publishing

Kozmopolitja nga Ballkani

E lindur me emrin shqiptar Anjezë Gonxhe Bojaxhiu në Shkup, Maqedoni, Nënë Tereza iu përkushtua të varfërve. Në Maqedoni, në Shqipëri dhe në Kosovë shumë objekte, institucione dhe sheshe e rrugë mbajnë emrin e saj.

Katedralja e inaguruar më 2010 në Prishtinë me rastin e 20 vjeotrit të vdekjes së nobelistes së paqes do të mbajë emrin “Nënë Tereza”.

Për ceremoninë (05.09.2017) Papa Francesku ka emëruar të dërgaurin e tij të posaçëm kardinalin Ernest Simoni. Në Kosovën me gati 2 milionë banorë të dominuar nga besimi mysliman, jetojnë 65.000 katolikë. Një vit pas shenjtërimit të “nënës së të varfërve” katedralja e Prishtinës mban tani zyrtarisht emrin “Nënë Tereza”.

Mazedonien Gedenktafel für Mutter Teresa in Skopje

Pllaka përkujtimore në Shkup

Nëna Tereza lindi në qendër të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup. Shtëpia ku ka lindur ajo u shkatërrua nga tërmeti i rëndë i vitit 1963. Në këtë vend, sot qendron një pllakë përkujtimore në mbishkrimin e së cilës ndër të tjera thuhet: „Bota nuk është vetëm e uritur për bukë, por për dashuri“.

Mazedonien Mutter Teresa-Haus in Skopje

Shtëpia muze në Shkup

Jo shumë larg sheshit kryesor në Shkup ndodhet “Shtëpia e Nënë Terezës”, një muze dedikuar punës e përkushtimit të vajzës së madhe të qytetit. Shtëpia muze ndodhet pikërisht aty, ku para tërmetit ndodhej Kisha Katolike, ku u pagëzua Nëna Terezë. Muzeu ka një koleksion të objekteve nga jeta e Nënë Terezës në Shkup dhe relike nga jeta e saj e mëvonshme.

Mazedonien Mutter Teresa-Haus in Skopje

Statuja në Shkup

Para shtëpisë muze është vendosur një statujë e Nënë Terezës me veshjen e saj të zakonshme dhe me duart e lidhura. Puna e „Nënës së të varfërve“ vazhdon të mbështetet në Maqedoni. Urdhëri i Nënë Terezës, aktiv në mbarë botën, është i pranishëm edhe tek disa misione në Shkup.

Albanien Statue von Mutter Teresa in Tirana

Statuja e Nënë Terezës në Tiranë

Në jug të qendrës së Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ndodhet sheshi Nënë Tereza. Krahas sheshit Skënderbej ky është një nga sheshet kryesore të kryeqytetit shqiptar.

Kosovo Denkmal für Mutter Teresa in Pristina

Përmendorja e Kosovës për Nënë Terezën në Prishtinë

Ashtu si në Maqedoni dhe në Shqipëri edhe në Kosove rrugë dhe sheshe mbajnë emrin e Nënë Terezës. Në vende të ndryshme janë vendosur edhe monumente për të si statuja (në fotografi) që ndodhet në zemrën e rrugës kryesore të Prishtinës, që po ashtu mban emrin e Nënë Terezës.

Albanien Flughafen Mutter Teresa in Tirana

Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë

Në vitin 2003 aeroporti i Tiranës u pagëzua me emërin Nënë Terezës, e cila kishte prejardhje shqiptare. Aeroporti i Tiranës është i vetmi aeroport ndërkombëtar në Shqipëri dhe ndodhet afër kryeqytetit. Emrin e motrës së madhe të urdhërit mban edhe Qendra Spitalore Universitare në Tiranë.

Mazedonien Mutter Teresa-Highway in Skopje

Autostrada në Maqedoni

Jeta e Nënë Terezës mori udhë nga Shkupi deri në Kalkuta. Rruga që mban emrin e saj sot bashkon Maqedoninë me Shqipërinë dhe Bullgarinë. I ashtuquajturi Korridori i 8-të, që mban emrin “Nënë Tereza” është në zgjerim e sipër. Deri në vitin 2018 parashikohet të përfundojë aksi jug – perëndimor mes Kërçovës dhe Ohrit.

Albanien Haus der Familie von Mutter Teresa in Tirana

Shtëpia e familjes së Nënë Terezës në Tiranë

Pikërisht në këtë shtëpi (në fotografi) në rrugën “Hajdar Hidi” në Tiranë jetoi nëna dhe motra e Nënë Terezës nga viti 1930 deri në vitin 1946. Gjatë vizitës së saj të parë në Shqipëri më 1989 Nënë Tereza vizituar ndër të tjera edhe shtëpinë, ku kishte jetuar familja e saj.

Please follow and like us: