Albspirit

Media/News/Publishing

Rama mbledh nesër në Velipojë ministrat e rinj në një takim tjetër dyditor

Kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur të mërkurën e 6 shtatorit për të zhvilluar një tjetër mbledhje të qeverisë së re edhe pse ajo do jetë informale për shkak se ministrat ende nuk janë votuar në Kuvend dhe dekretuar nga presidenti.
Takimi do të zhvillohet në zonën turistike të Velipojës, në Shkodër.
Më herët në 28 gusht Rama preferoi ti mblidhte ministrat në Llogara në takimin e parë informal.
Në takimin e parë u diskutua struktura e re qeverisëse, strukturat e reja që do të kenë në varësi si dhe përgatitjen për planin e punës që do të ketë secili prej ministrave.
Buxheti 2017 pritet ti nënshtrohet diskutimeve në këtë mbledhje dhe ndryshimeve të tjera në Kuvend ditët e ardhshme, për t’u përshtatur me strukturën e re të qeverisë.
Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se ende nuk ka nisur puna për të përgatitur aktin pasi pritet që të përfundojë strukturimi i ministrive dhe institucioneve te reja.
Ndryshimi i buxhetit ka ardhur i detyruar nga shkurtimi i ministrive dhe është i nevojshëm për tu përshtatur në bazë të ministrive të reja.
Plani i i qeverisë së re është përgjysmimi i agjencive publike, dhe i ministrive me synimin e krijimit të institucioneve më efikase në shërbim të qytetarëve.

Please follow and like us: