Albspirit

Media/News/Publishing

Valon Jashari: Mbuloja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

 

 

Një ditë para përkujtimit të betejës së Albulenës apo e njohur edhe si beteja e Ujëbardhës që u zhvillua me 2 shtator 1457 midis forcave të drejtuara nga Gjergj Kastrioti dhe atyreve pushtuese osmane, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra me një klan antishqiptar vendosin që bustin e heroit tonë që edhe për së vdekuri ta mbulojnë me një burk të zezë, se pak na kanë mbuluar osmanet mbi 500 vite pushtim e tani së fundmi edhe këta erdoganista-vehabista të flëliqur. Ky klan antishqiptar dhe aniti çdo kulture shqiptare që është europiane po mundohen që edhe bustet të na mbulojnë të mos dukene dhe atë  me një ngjyr të zezë duke ia vëne përpara. Duhet iu rikujtuar këtyre të mjereve se edhe baballarët e tyre para 560 vitesh luftuan krah për krah me Skenderbeun dhe triumfuan dhe kjo betejë konsiderohet nga historiografia si beteja e zhvilluar në fushë të hapur ku pësuan osmanet shumë dëme vetem përbrenda dy orë shforcat shqiptare i shpartalluan të gjitha trupat pushtuese. Këta të “përkushtuar” ndaj Zotit-perëndisë  në vend se të shkojnë t’ia dërgojnë nga një lule përmendores së heroit tonë në përkujtim të kësaj beteje të lavdishme që na bëri të jemi faltij si komb shqiptar edhe që e ruajtëm identitetin tonë kombëtar me shqiponjën dykrenare që e trashëguam nga heroi ynë. Po deshën të falen me qindra xhamia ka Shqipëria dhe me kilometra rruge te tjera janë boshe e sheshe dhe një logjike e thjesht të dërgon në një përfundim pse po dashka që falja e besimtareve të kryhet para përmendores së heroit edhe atë tani duke e mbuluar, dhe si nuk ju vjen turp të krruseni para këmbëve të heroit që ai i luftoi ata që na mbollën këtë religjion me dhunë. Po këso flliqësira të njëjta kohë më parë e dëmtuan edhe skulpturën e Idriz Seferit në Muçibabe të Gjilanit, aty ku ai kishte bërë rezistencën kundër pushtusve osmane e sllav, çfarë i bëri kjo skulpture në majë të një mali e që nuk janë në gjendje që t’ia ndrrojne ate mër të flliqur të fshatit, por si duket një pjesë e meritojn edhe atë emër.

Unë personalisht po të isha në vendin e tyre dhe vetëm një pikë gjak të më rrah në venat e mia si shqiptar dhe si nacionalist kurrë nuk do të mundja të ulesha aty të bëja rite fetare të një pushtuesi e aq me pak nga të gjithë ata besimtarë si nuk doli një me thënë: i nderuar myfti, si është e mundur të bëhet kjo pamje vandaliste e bustit me këtë mbulojë, nuk do të më duhej as parajsa nëse do të shihja heroin tim ashtu. Këto rryma erdoganist-saudike-vehabiste shihen qartë tendencat e tyre mjafton vetëm së fundmi të shikojmë një donacion që ka dhënë shteti turk për shqiptaret ne Maqedoni për të ndërtuar xhami kurse për ata maqedone për ndërtimin e një teatri kjo politikë është fiks e njejta  sikur ajo otomaniste për 500 vite që vetëm shqiptarëve ia ndaloi kulturën, alfabetin dhe na imponoi dogma fetare përçarse kurs popujve te tjerë ballaknike ia mundësoi edhe zhvillimin e kulturës së tyre.

Duhet që të reagoje qeveria shqiptare e Shqipëris dhe e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipëris dhe e Kosovës, Shoqëria  Civile dhe të dale Bashkesia Islame e Shqipërise të kërkoje falje pubike për këtë akt qyqar dhe të zotohet se nuk do ta përsëris më kurre këtë akt, që të mos na përdhosin figurat kombëtare se fundja “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, kur vjen puna për çeshtje kombetare për heronjtë tanë, religjioni është shumë periferik dhe i pavlerë.

 

 

ValonJashari:
*Historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e Dobrosinit dhe tani akoma në këtë process gjyqësor si dhe activist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.

 

 

 

 

 

 

 

Please follow and like us: