Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetarja i flet anglisht, futbollisti i Maqedonisë: Më fol shqip

Ndonëse në kampin kundërshtar, futbollisti i Maqedonisë Ezgjan Alioski ka treguar që është shqiptar jashtë fushës se lojës. Në momentin që gazetarja Ilda Bejleri e ka pyetur anglisht futbollistin ai është përgjigjur: Më fol shqip.

“Kjo ishte një sfidë derbi për mua, por futbolli kështu është. Në fakt ishte emocion për mua për faktin se kam edhe shokë, me të cilët kam luajtur më parë, si Sadiku. Sot kishim shumë shanse për shënim, edhe unë kisha disa mundësi të mira për të realizuar. Mendoj se duke parë ato shanse që kishim, ne sot e meritonim të fitonim. Në fakt, e prisja më të fortë Shqipërinë. Sot i mungoi pak qetësia. Di vetëm se Shqipëria ka mundësi të bëhet më e fortë. Goli që shënova në Shkodër në ndeshjen e parë ishte një emocion i veçantë, edhe për faktin se siç e thashë që në fillim, për mua kjo ishte një ndeshje derbi”, u shpreh ai.

Please follow and like us: