Albspirit

Media/News/Publishing

Jona Dervishi: Pa Preshevën as që mund të paramendohet një kombëtare në Ballkan

“Shpirtërisht e me zemër, pajtohem plotësisht, që nje dite të luajmë së bashku nën një flamur të gjithë futbollistët tanë nga mbarë trojet tona etnike në Gadishullit Ilirik,  nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Lugina… Madje pa Preshevën nuk mund të paramendohej një kombëtare shqiptare në Ballkan. Mbase në në të ardhme do ta arrijmë ta realizojme këtë ëndërr të madhe bashkëkombëtare, e nëse kjo do të ishte e mundur një ditë, do të isha e para që do t’ia komunikoja gjithë shqiptarëve…”, ka thënë në një interviste eksluzive për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” znj. Jona Dervishi, zëdhënëse e Kuqezinjve, ndryshe drejtoreshë e informacionit pranë Federatës së Futbollit Shqiptar (FSH) ne Tiranë.

 

Për herë të parë, një femër si zëdhënëse dhe drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare të Futbollit. Eshtë kjo Jona Dervishi, bukuroshja 28- vjeçare, që aktualisht po menaxhon dhe koordinon qindra meshkuj, që nga punonjësit e institucionit, futbollistët e deri te gazetarët sportivë. Jona Dervishi, një ndër vajzat më të bukura, pjesë e rëndësishme e Federatës Shqiptare të Futbollit, në këtë intervistë për agencine e lajmeve “Presheva Jonë”, na zbulon krahas pasionit drejt një karriere të suksesshme në fushën e sportit edhe perspektivën e futbollit shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Ballkan.

 

HISTORIKE: Qysh në krijimin e Federates së Futbollit ne 1930 e deri më sot, Jona Dervishi e para përfaqësuese e medias femër!..

Related imagePresheva Jonë: Dje në politikë sot në sport Jona Dervishi. Çka do të thote ky “dezertim” nga politika apo freskim në sportin shqiptar me gjininë e butë, të bukur në mesin e gjinisë së “egër”  të burrave?

Jona Dervishi: Dikur edhe unë, në kohën e fakultetit fillimisht sikurse shumë të rinj bashkëmoshatarë të mi kisha aspiratë për të qënë pjesë e ndonjë forumi rinor politik, andaj dhe vendosa të aderoj ne strukuturat organizative të rinisë së një force politike qe quhej FRESSH, (Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar) forum ky asokohe në opozitë. Përtej pëlqimit për këtë forcë dhe lidershipin e saj pikërisht ishte në zgjedhjen time edhe për arsyen se të qënit në opozitë të bën automatikisht dhe një zë më shumë per t’iu bashkuar padrejtësive dhe pakenaqësive qytetare, gjithnjë kam menduar se kur një zë bashkohet me disa zëra të tjerë duhet ngritur perhere sa më lart derisa të arrijë edhe në veshin më te shurdhër.

 

Jona Dervishin: Po, na duhet një Kombëtare në Ballkan, që pa Preshevën as mund të mendohet

Presheva Jonë: Jona sot jeni në Federatën Shqiptare të Futbollit, që kurrë më parë nuk ishte drejtuar nga një femër. Shifet progres tash ne FSHF ?

Related imageJona Dervishi: Në fakt e kam thënë shpesh herë në intervistat e mia të mëparëshme, sepse dhe pyetja e përhershme që më ka shoqëruar qysh kur jam bërë pjesë e këtij institucioni ka qënë pikërisht kjo që po me drejtoni dhe ju sot. Sepse qysh në krijimin e Federatës së Futbollit në 1930 e deri më sot, jam e para perfaqësuese e medias femër dhe të them te drejtën më pëlqen shumë fakti qe kam qenë para që kam thyer le të themi këtë “tabu”. Patjetër që ka shërbyer për mirë, pasi siç e dimë gruaja është forcë e jashtëzakonshme dhe jam e mendimit që sa më shumë gra e vajza të jenë aq më i suksesshëm bëhet një institucion.

 

Presheva Jonë: Në FSHF keni sigurisht edhe shqiptare nga Lugina e Preshevës…Mund të themi se sot kemi një Shqiperi entike në tepihun e gjelbër, dmth në kombëtaren tone ?

Jona Dervishi: Unë mund të them që kemi dy skuadra kombëtare të futbollit. Atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës. Kjo e fundit e pranuar në familjen e UEFA-s dhe të FIFA-s dhe që përfaqësohet vetë. Luajnë shqiptarë dhe kosovarë bashkë, por janë dy skuadra kombëtare, që luajnë në fushë. Megjithatë, të gjitha trevat shqipfolëse sa herë luan kombëtarja e Kosovës dhe e Shqipërisë, bëjnë makisimumin e tifos. Dy trupa, por një zemër e vetme!

 

Kosova në UEFA dhe FIFA, lajm i shekullit pas Pavarësisë së Kosovës

Image result for Jona Dervishi

Presheva Jonë: Si e keni pritur lajmin e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA?

Jona Dervishi: Mbas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016, ky patjetër ishte dhe lajmi më i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët kudo qofshin në Shqipëri, nëpër trevat shqipëfolese apo dhe në diasporë. Sepse tanimë jo vetëm kombëtarja shqiptare, por edhe ajo e Kosovës do të përfaqësojë zemrat kuqezi në kompeticionet ndërkombëtare. Ndaj uroj dhe shpresoj që në kualifikueset për Euro 2020, Shqipëria dhe Kosova të jenë në të njëjtin grup, pasi një ndeshje Shqipëri – Kosovë do ishte një emocion për këdo që do e fitonte. Unë do e quaja një ndeshje pa humbës.

 

Presheva Jonë: Çfarë bashkëpunimi ka FSHF me këto dy organizata evropiane dhe ndërkombëtare të futbollit, të cilat, pos vlerësimeve për futbollin shqiptar, herë pas here dënojnë Shqipërinë?

Jona Dervishi: Realisht nuk mund të them se çfarë rasti i referoheni për dënimin e Shqipërisë. Nëse e keni për ndeshjen me Serbinë, natën e Beogradit, aty drejtësia u vu sërish në vend me vendimnin e Arbitrazhit dhe shqiptarët morën të drejtën e tyre . “Ju dha Cezarit cka i takonte”. Për raste të tjera bashkëpunimi dhe suporti per zhvillimin e Futbollit ne Shqiperi ka qenë i vazhdueshëm.

 

Jona Dervishi: Dihet, pa Preshevën nuk mund të paramendohej një kombëtare shqiptare në Ballkan

Related imagePresheva Jonë:  Kapiteni i kombëtares Lorik Cana, në bisedë me gazetarin e “Presheva jonë” thotë se edhe pas pranimit të Kosovës ne FIFA dhe UEFA është koha që shqiptarët në Ballkan të kenë një ekip kombëtar. Jo më 2-3 kombëtare me 2-3 flamuj, por dashtë Zoti një kombëtare, me një flamur !.. Ju Jona pajtoheni me këtë?

Jona Dervishi: Shpirtërisht e me zemër, pajtohem plotësisht, që një dite të luajmë së bashku nën një flamur të gjithë futbollistët tanë nga mbarë trojet tona etnike në Gadishullin Ilirik,  nga Shqipëria, Kosova, Maqednoia e Lugina… Madje pa Preshevën nuk mund të paramendohej një kombëtare shqiptare në Ballkan. Por, bazuar me rregulloret e institucioneve ndërkombëtare të kutbollit kjo gjë për momentin nuk është e mundur. Mbase në të ardhmen do ta arrijmë ta realizojme këtë ëndërr të madhe bashkëkombëtare e nëse kjo do të ishte e mundur një ditë, do të isha e para që do t’ia komunikoja gjithë shqiptarëve.

 

Presheva Jonë: Jona, ishit në diplomaci (politike në MPJ) sot në sport në krye të FSHF-së. Po nesër? Cilat janë ambiciet tuaja, çfarë mendoni të bëni në të ardhmen, aktrimi, fotomodele, gazetare, pse jo!

Jona Dervishi: Për një periudhë të shkurtër, kam qënë pjese edhe e institucionit të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, por nuk zgjati shumë aq sa pëe të më dhënë mundësinë e plotë për të qënë tamam pjesë e stafit dhe për të kontribuar tërësisht, pasi Projekti i Federatës shqiptare të Futbollit më dha shansin te bëhesha pjesë e familjes së madhe të Kombëtares. Ndërsa përsa i përket të ardhmes sime kudo qofsha, do jetë patjetër në kontribut per vendin tim kjo ështëe e sigurtë.

Presheva Jonë:  Znj. Dervishi për fund, çfarë mendon për futbollin shqiptar në diasporë, sidomos atë në Zvicër? Mendoni të merrni diçka nga Zvicra apo t’i jepni asaj diçka edhe ndonjë futbollist?…

Jona Dervishi: Fokusi i ekipeve kombëtare, ka qenë i shpërndarë në të gjithë diasporën shqiptare dhe veçanërisht tek lojtarët qe luajnë në kampionatin zvicerian dhe gjithashtu shumë prej tyre janë pajisur me pasaportë shqiptare duke u bërë dhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Patjetër që fokusi për t’i përfshirë të luajnë në Kombëtare nuk do të ndalet, pasi eksperienca ka treguar se këta djem të talentuar janë bërë vërtetë pjesë e rëndësishme e futbollit tonë.

Related image

Please follow and like us: