Kardinali shqiptar: Shën Tereza, pasqyrë e shembull për gjithë njerëzimin
Kardinali shqiptar Ernerst Simoni, i dërguar i posaçëm i Papa Françeskut me rastin e ceremonisë së shugurimit të Katedrales ”Nënë Tereza” ka thënë se humanistja e njohur shqiptare, Shën Tereza, është pasqyrë dhe shembull për gjithë njerëzimin.
Në fjalimin e tij Kardinali shqiptar Ernest Simoni, tha tutje se kanë zbritur engjëj duke u bërë thirrje shqiptarëve për fitore të madhe.
Simoni po ashtu shpjegoi pjesë të shkëputura nga bibla mbi jetën dhe veprën e Jezus Krishtit.
Për më shumë ja pak nga fjalimi i kardinalit shqiptar:
”Në këtë ditë të madhe le të bashkohemi dhe të përmbysemi para Krishtit dhe ti japim nderë shpëtimtarit që në dashurinë e tij të pamatur do të jetojmë në amshim.
Me Nënë Terezën kanë zbritur engjujt duke thirrur ejani vëllezër shqiptarë vini dhe përmbysuni para Zotit deri në fitorën e amdhe, atje ku Krishti ju pret dhe dita më e madhe që vjen është dita kur vjen Krishti. Krishti është babë i gjithë njerëzimit që ka derdhur gjakun për 7 miliardë njerëz.
Nënë Tereza e mbushur me dashurinë e Krishtit është bërë pasqyra dhe shembulli për të gjithë njerëzimin. Një gotë ujë po t’ia jepni dikujt do të jetë shenjë qiellore”.