Aksident i rëndë në Fushë- Krujë, humbasin jetën dy të rinj
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fushë- Krujë-Thumanë. Policia bën me dije se më datë 06.09.2017, rreth orës 23: 40, në autostradën Fushë- Krujë – Thumanë, mjeti me targa AA 166 LA është përplasur ne trafik-ndarësen. Për pasojë janë dëmtuar rëndë 4 shtetas. Fatkeqësish kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë shtetasit R. K. 28 vjeç, banues në Tiranë dhe A.P. 25 vjeç, banues në Laç dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve shtetasit L.S. banues në Laç dhe B.D. banues në Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Please follow and like us: