Albspirit

Media/News/Publishing

Dy vëllezër gjermanë kanë koleksionin më të madh në botë me ”Opel”

Dy vëllezërit gjermanë, Martin dhe Josef Degener janë ”të çmendur” pas markës gjemane të automjeteve ”Opel”. Në fakt, ata kishin mbledhur aq shumë makina, sa që edhe vetë prodhuesi gjerman është habitur. “Ata kanë një prej koleksioneve më të mëdha me makina ‘Opel’ në Evropë”, thotë Uwe Mertin, menaxheri i “Opel Classic” dhe përgjegjës për historinë e automjeteve të kësaj marke. Vëllezërit nga rajoni i Vestfalisë në Gjermani u është dashur shumë kohë që të koleksionojnë automjetet e prodhuara nga ”Opel”-i si dhe duke mbledhur automjete të vjetra në punishten e tyre. “Kur arrij të bëj një makinë me pjesë nga katër të tjera, jam jashtëzakonisht i lumtur”, thotë Martin Degener. Dy vëllezërti 68 dhe 72-vjeçarë janë më të interesuar me modelet nga viti 1940 deri në 1980. “Interesi jonë mbaron tek makinat që kanë parakolpe palstike”, thotë Josef Degener. Por çfarë e ka ngjallur dashurinë e tyre për Opelin? “Kjo është një dëshirë prej ditëve të fëmijërisë”, thotë Martin Degener. Babai i tyre ishte një prej shitësve të parë të ”Opel”-it në atë zonë dhe dy vëllezërit i kanë përdorur këto vetura që kur ishin në vitet e fundit të shkollës fillore. “Që kur isha 10 vjeç, babai më dha një kuti që mund t’i ngjisja te këpucët kështu që të mund të arrija pedalet”, tregon Martin Degener. Ata kanë vendosur ta bëjnë koleksionin e tyre të hapur për vizitorët dhe çdo vizitë duhet të prenotohet.

Please follow and like us: