Albspirit

Media/News/Publishing

iPhone 8 mbërrin për 900 dollarë?

Ashtu sikundër e do tradita, Apple pritet që të prezantojë brenda muajit shtator iPhone 8, që mbërrin në 10-vjetorin e prezantimit të modelit të parë të telefonit më të suksesshëm në treg.

Është çështje ditësh që gjithçka të bëhet publike, përfshirë këtu parametrat e pajisjes së re, por edhe çmimin.

Në forumet teknologjike ka qarkulluar gjithmonë shifra mbi 1000 dollarë për blerjen e iPhone 8 dhe në shumë prej tyre thonë se do të mbërrijë me emrin iPhone Edition, ose iPhone X, për të nderuar 10-vjetorin e daljes së iPhone-t të parë në treg.

Por me daljen në treg të Galaxy Plus, me një çmim rreth 740 dollarë dhe Galaxy Note për 950 dollarë, ekspertë të teknologjisë dhe njohës të tregut parashikojnë që Apple të konkurrojë me një çmim bazë prej 900 dollarësh, që mund të rritet nëse kërkohet që pajisja të ketë më shumë hapësirë për ruajtjen e materialeve.

 

Please follow and like us: