Rama-gazetarëve: Trafiku i drogës do të vazhdojë dhe për një kohë të shkurtër
Kryeministri Edi Rama ka ftuar tre gazetarë në Velipojë për një mëngjes pune dhe iu është përgjigjur pyetjeve të tyre në transmetim direkt. Pyetjes sesi e gjykon ai mungesën e radarëve në det dhe letrën e kreut të Policisë, Haki Çakos, ku vë në dijeni ish-ministrin e Brendshëm Dritan Demiraj, Rama iu përgjigj duke e minimizuar problemin e kanabisit: Trafiku i drogës do të vazhdojë edhe për një kohë të shkurtër tha ai dhe “ky fil mbaron sivjet”.
“E vërteta është e vërtetë dhe propaganda është propagandë, deri tani e turpshme, – tha rama, – sepse siç e konfirmojnë partnerët tanë, territori është i pastruar nga kjo ‘mortje” dhe kjo që ndodh në pikëpamje të transportit dhe lufta për ta ndaluar trafikuesit do të vazhdojë edhe një kohë të shkurtër dhe do të minimizohet. Kjo histori nuk do të përbëjë më asnjë lajm dhe asnjë aktualitet.”
Po, Z. Rama, ju kuptoj, por a është shqetësuese që Shefi I Policisë evidenton mungesën e radarëve dhe i drejton gishtin, Ministrisë së Mbrojtjes?
Rama: Qëllimi i letrës nuk është të krijojë përplasje mes institucioneve, por të bëjnë luftë të përbashkët. Edhe BE, edhe Komisioni Europian janë të informuar në kohë reale për kanabisin, sepse kush ka hyrë në rol për të luajtur këtë film, duhet ta dijë se ky film mbaron këtë vit.
Rama u pyet edhe përgjegjësinë e shtetit lidhur me mbytjet e shumta në plazhe. Ai tha: “Me sa di shumica e rasteve kanë ndodhur në plazhe të paautorizuara. Dikush shkon larg dhe pëson infarkt, kësaj s’ke ç’i bën. Nuk ka ndodhur si pasojë e mungesës së rojeve bregdetare. Por është këtë çështje do ta fusim në standardin e vitit të ardhshëm. Kemi një plan të mirë vitin e ardhshëm për ta përmirësuar këtë situatë”.