Albspirit

Media/News/Publishing

Trondit “Facebook”, publikon zbulimin: Rusia ndërhyri në zgjedhjet amerikane

Facebook bëri të ditur një pistë ruse në procesin politik që lidhet me zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar. Gjigandi i rrjetit social publikoi një material, pjesë e një hetimi të brendshëm që po kryen, i cili tregon për vendosjen e mijëra reklamave politike në facebook, nga llogari dhe faqe të rreme, që ka të ngjarë të jenë të lidhura me Rusinë. Kjo ka ushqyer edhe më shumë shqetësimet rreth ndërhyrjes së Moskës në fushatën presidenciale amerikane të vitit të kaluar.
Llogaritë e rreme, që kanë blerë reklama në vlerën e 100 mijë dollarëve, mendohet se i takojnë një organizate me qendër në Shën Petersburg, e njohur për nxitjen e qëndrimeve pro-qeveritare ruse nëpërmjet llogarive të rreme. Përfaqësuesit e Facebook-ut bënë të ditur se po bashkëpunojnë me hetuesit federalë mbi këtë çështje. Ndërkohë Prokurori i Posacëm amerikan Robert Muller po heton lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhje si dhe mbi bashkëpunimin e mundshëm të ndihmësve të presidentit Trump me zyrtarët rusë.
Please follow and like us: