Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Tri pistat e opozitarizmit të PD në Kuvend

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në mbledhjen e parë me grupin parlamentarë të PD ka publikuar 3 pistat në të cilat do të lëvizë PD në frontin opozitar kundër qeverisë. Sipas tij, më e rëndësishme është që PD të bëhet pengesë që vendi të mos rrëshqasë në krim e korrupsion dhe autoritarizëm.

Do të ofrojmë alternativën e lirisë, reformimin e PD, si dhe reforma, të cilat do të nisin nga reformimi i Kodit Zgjedhor. Do japin zgjidhjet tona politike dhe ligjore. Do denoncojmë dhe protestojmë kundër korrupsionit. Do jemi alternativa pranë njerëzve. Shqiptarët janë më të braktisur se kurrë. Opozita jonë s’është e lehtë, pasi ajo nuk ka asnjë pushtet“, ka paralajmëruar Basha.

Basha deklaroi prerë se nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti dhe asnjë lloj përfshirje të PS në qeverisje, në asnjë rast dhe asnjë rrethanë

Një mesazh të shkurtër. Dua ta filloj më një mesazh të qartë, ne jemi opozita dhe të bëjmë opozitën deri kur shqiptarët të na besojnë me votë. Nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti dhe asnjë lloj përfshirje të PD në qeverisje në asnjë rast dhe asnjë rrethanë.

Një opozitë e fortë është domosdoshmëri për Shqipërinë. Kjo është një kohë kritike për Shqipërinë, ku do të përcaktohet nëse vendi do i rikthehet integrimit dhe demokracisë apo do të zhytet në sundimin e krimit me elitën e korruptuar.

Please follow and like us: