Bebe Rexha: Kërkoj të dashur nga viset shqiptare
Këngëtarja shqiptare tregoi në rrjetin social “Instagram” se përse nuk ka një të dashur. Bebe ka zbuluar se arsyeja pse nuk është e dashuruar qëndron në faktin se djemtë sillen shumë keq me të. “Dua të gjej një të dashur, por të gjithë djemtë më trajtojnë keq”, u shpreh këngëtarja e famshme, sipas “City Radio”. Rexha ka deklaruar se do të dëshironte që i dashuri i saj të jetë shqiptar, pra nga viset amtare. Ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikojë gjatë muajve të ardhshëm.

