Albspirit

Media/News/Publishing

Ermonela Jaho e Saimir Pirgu takohen për “Traviatën”

Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu, dy artistët shqiptarë me famë botërore janë bashkuar për ‘Traviatën’në Argjentinë.

Dy yjet e operas do të shfaqin së bashku “Traviatën”e Verdit më 12 shtator në Shtëpinë Operistike në Buneos Aires. Ermonela dhe Saimir do të luajnë rolet kryesore të Violetës dhe Alfredos në Teatrin Colon.

Lajmi është bërë i ditur sopranoja Ermonela Jaho me anë të një postimi në rrjetin social Facebook. Ajo ka postuar disa fotografi me mbishkrimin: “Disa foto përgjate provave të Traviates në Buenos Aires me bashkëatdhetarin tim Saimir Pirgu dhe kolegë të tjerë të mrekullueshem…”.

“Traviata” do të shfaqet edhe në datat 15, 17 dhe 19 shtator në Argjentinë.

Please follow and like us: