Historia e familjes Popa, Kristaq Rama negocionte t’i nxirrte nga Ambasada Italiane: S’keni për të shkuar askund
Në historinë e Shqipërisë ata cilësohen heronj, por jeta e tyre shkoi aq ters si të ishin dënuar me vdekje.
Atë 12 dhjetor të vitit 1985 teksa futeshin në ambasadën italiane në Tiranë dhe kërkuan azil politik, 2 vëllezër dhe 4 motra të familjes Popa i dhanë grushin më të rëndë regjimit komunist. Pas 32 vjetësh pesë prej tyre kanë vdekur.
Gjallë është vetëm Ermioni, vajza e vogël e familjes që sapo ka mbushur 75 vjeç. Jeton mes skamjes dhe pamundësisë së jetës. E braktisur dhe e rrënuar nga gjithçka, ajo është në kufijtë esktremë.
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Debati në Channel One” Roland Qafoku ishte në shtëpinë e saj në një apartament në katin e parë të një pallati parafabrikatesh në Durrës dhe solli me zë dhe figurë vuajtjet e heroinës. Fraza e përsëritur më shpesh gjatë intervistës ishte: Jam e vdekur për së gjalli.
Por në emsionin e dytë të këtij sezoni të ri, gazetari Roland Qafoku ka bërë një zbulim që vjen për herë të parë për opinionit publik. Në janar të vitit 1987 presidenti i regjimit komunsit Ramiz Alia dërgoi në ambasadën iatilane për të negocuar Kristaq Ramën, babain e kryeministrit të sotëm Edi Rama.
Gazetari Qafoku publikoi mbrëmë të gjithë raportin që Kristaq Rama, deputet dhe anëtar i presidumit të Kuvendit Popullor hartoi për Ramiz Alinë pas takimit disa orësh me familjen Popa. Më poshtë është e zbardhur një pjesë e këtij raporti të hartuar nga Kristaq Rama.
“Sot më datë 23 janar 1987, ora 10.00 u bë takimi në ambasadën italiane. Në hyrje të ambasadës na priti një punonjës i ambasadës i cili na drejtoi në një studio ku na priste ambasadori (Claudio Gentile). Paraprakisht, mbasi u ulëm, ambsadori filloi të më pyesë a po punoj për statujën e shokut Enver në sheshin “Skënderbej” dhe biseduam për monumentet që kam punuar unë… Në dhomë u futën një burrë dhe një grua që ishin Akili dhe Liljana. Kur u futën ata as nuk na përshëndetën por na shihnin pak të çuditur.
Vumë re se ishin shumë të irrituar dhe ishin veshur me rroba shumë të përdorura shqiptare që nga këpucët e deri te palltot. Kur i tha ambsadori që e njihin zotin Rama, ata e mohuan atëherë unë i thashë se njihemi se jemi durrsakë dhe me Liljanën kemi qenë në shkollë, në Liceun Artistik, ajo prapë nuk dha të njohur. Ishte shumë e zbehtë dhe e zbardhur komplet.
Kur u ulëm i thashë ku janë të tjerët? Kjo pyetej i befasoi, panë njëri-tjetrin dhe thanë këtu janë. Kur i pyetëm përse nuk duan të vinë unë dua të bisedoj me të tërë, përgjigja qe se janë të sëmurë dhe jemi ne dhe ska nevojë për ta. Po kaq keq janë sa nuk mund të lëvizin? Unë desha të bisedoj dhe takoj edhe ata që të dëgjojnë edhe ata. Por dhoma ku ishim ne dhe nga karriget që ishin vendosur dukej që paraprakisht ishte menduar se ato do të ishin vetëm dy vetë.
Akili më pyeti përse kisha ardhur. Unë i shpjegova që si deputet në takim me popullin më kanë pyetur për ju dhe më kanë ngarkuar tju takoj tju shpjegoj dhe sqaroj pozitën tonë duke ju bërë thirrje të reflektoni. …. Herë pas herë ata bënin këto ndërhyrje: Ne nuk kemi punë me ju. Jemi italianë se jemi në tokë italiane. Çështjen tona do ta shqyrojë OKB dhe gjyqi i Hagës.
Nuk kemi punë me autoritetet tuaja. Unë i thashë që ambasada është në tokë shqiptare. Unë ju përgjigjem se ne jemi shtet sovran e i pavarur që lirinë e kemi mbrojtur gjithmonë vetë dhe asnjë armik nuk na tremb. Këtë e ka treguar historia. ….Akili falenderoi ambasadorin italain dhe u largua pa na përshëndetur. … ambsadori më tha se policia shqiptare nuk mund të futet në godinën e ambasadës italiane se kjo është tokë e padhunueshme. Ai më tha se Sigurimi kishte përgjuar bisediat e tij me Popajt por unë e kundërshtova. ..,Gjatë gjithë kohës Liljana fliste italisht. Gjatë gjithë kohës më drejtoheshin me fjalën Juve, qeveria juaj duke nënkuptuar që ata nuk ishin shqitarë.
Mua më thanë se i kishim burgosur, internuar dhe persekutuar. Unë iu thashë se ju nuk keni qenë as të burgosur e as të internuar dhe se lëvzinin si ju donte qefi. I sigurova që ata se nga territori shqiotar ata nuk kishin për të dalë kurrë prej andej nëpërmjet ambasadës, por të dalin vetë dhe se do jenë të lirë. Do përfitojnë edhe nga amnistia. Në këtë moment Liljana nxori nga xhepi një pilulë dhe tha: Unë pi këtë dhe nuk dal prej këtej. Atëherë Akili brofi në këmbë dhe tha po atëherë përse për Aleksandër Kondon iu drejtuan Gjykatës së Hagës? Kristaq Rama”.