Letra e një mjeku: Burrë i dashur, respekto gruan! Ajo kalon në luginën e vdekjes për të sjellë jetën
Letra e një doktori gjinekolog ka prekur mjaft lexues. Ai ka treguar historinë e një gruaje që humbi jetën, për të sjellë një jetë të re. Tërësisht i prekur nga kjo vdekje, bën thirrje që burrat të respektojnë gratë. “Ato kalojnë në luginën e vdekjes për të sjellë jetë”, shkruan ai.
Letra e plotë
Sot është dita më e trishtë e jetës sime.
Si doktor, unë kam trajtuar aq shumë gra shtatzëna dhe çdo herë që jam në sallën e lindjes i lutem Zotit t’i bekojë të gjitha nënat. Dhimbja që gratë kalojnë në sallën e lindjes është e papërshkrueshme dhe kjo nuk përfshin vetëm nëntë muajt e shtatzënisë. Ato kalojnë shumë më tepër për të sjellë një jetë të re. Sot qaj me hidhërim, sepse kam humbur një grua, ne lutemi që këto gjëra të mos ndodhin, por ndonjëherë Zoti ka plane të tjera. Pse rasti i kësaj gruaje është kaq i dhimbshëm? Ajo nuk mbetej shtatzënë për 14 vjet. Ne kemi provuar fertilizim in vitro dhe shumë metoda të tjera. Ajo ka vuajtur shumë.
Së fundi Zoti e bekoi. Ishte përtej shkencës dhe diturisë njerëzore. Ajo sapo kishte mbetur shtatzënë pavarësisht faktit që kishte kiste ovarianë dhe tumor fibroze. Fibroidi i saj filloi të shkrihej dhe gjithçka ishte në rregull, e di se është Zoti, ai bën gjëra vetëm për të treguar lavdinë dhe madhështinë e tij. Pas 9 muajsh, ishte koha, burri i saj e solli atë në spital dhe shpejt lashë gjithçka që po bëja dhe ndoqa atë. Pas 7 orësh, ishte aq e dhimbshme kështu që vendosëm ta operonim. Ne e humbëm nënën, por fëmija ishte gjallë. Para vdekjes së saj, ajo mbajti fëmijën në krahë, buzëqeshi “Zoti është i madh” dhe më pas mbylli sytë. Unë isha i shkatërruar dhe i trishtuar, shkova t’i jepja lajmin burrit të saj, pasi dëgjoi lajmin, ai u ligështua, dita e tyre e lumtur sapo u shndërrua. Kemi humbur një jetë vetëm për të dhënë një jetë të re sot.
Ju lutem respektoni gratë sepse kalojnë nëpër luginën e vdekjes për të sjellë jetë. Respekto gruan tënde! Mbajtja e fëmijës në bark për 9 muaj nuk është shaka dhe orët e tëra për të lindur fëmijën janë një sakrificë e madhe.
I lutem Zotit që të mbrojë të gjithë ata që lexojnë këtë, sidomos gratë shtatzëna. Burrë i dashur, e përsëris, respekto gruan tënde, sepse ajo është vërtet dhënësi i jetës. Zoti i ndihmoftë të gjitha gratë shtatzëna.
Mos e injoroni këtë postim, ndajeni me të tjerët është shumë e rëndësishme sepse gratë në jetën tonë duhet të adhurohen. Ju lutem, nëse keni probleme me nënën tuaj dhe nuk e keni telefonuar për një kohë të gjatë, ju lutem bëjeni tani. Ajo kaloi ferrin për t’ju lindur ju. Tregoni dashuri për gratë! Ju lutem shpërndajeni.