Linkedin lançoi Audience Network, zgjeron reklamimin në uebsajtet dhe aplikacionet e palëve
Megjithatë kompania ka shprehur interes së fundi për platforma mobile dhe reklamat autoktone. Linkedin tha se 6,000 reklamues ishin pjesë e programit gjatë fazës beta.
Rrjeti social Linkedin hapi aksesin në përmbajtjet e tij për aplikacionet dhe uebsajtet e palëve të treta duke lejuar reklamimin me anë të Linkedin Audience Network.
Rrjeti profesional në pronësi të Microsoft përdoret nga mëse 500 milion njerëz në mbarë botën dhe aktualisht ka lançuar disa versione të Linkedin Audience Network në të kaluarën, konkretisht 2008 dhe 2015.
Megjithatë kompania ka shprehur interes së fundi për platformat mobile dhe reklamat autoktone. Linkedin tha se 6,000 reklamues ishin pjesë e programit gjatë fazës beta.
Objektivi i Linkedin Audience Network janë anëtarët e Linkedin të cilët përdorin aktivisht rrjetin social. Së shpejti do të vërejnë përmbajtje e tyre të sponsorizuara në uebsajtet dhe aplikacionet e palëve të treta.
Për këtë Linkedin do të bashkëpunojë me MoPub, Rubicon dhe Sharethrough për të ofrouar përmbajtje të sponsorizuara në uebsajtet si MSN.com, Outlook.com dhe MyFitnessPal.
Facebook ofron prej disa vitesh këtë shërbim ndërsa edhe Google është bashkuar kësaj nisme me Display Network. /PCWorld Albanian