Qeveria e do me çdo kusht në burg shqiptarin më të urryer në Amerikë
I quajtur djali i keq dhe shqiptari më i famshëm në Amerikë mund të futet në burg më shpejt se sa mendonte. Bëhet fjalë për Martin Shkreli dhe qeveria amerikane do ta vendosë prapa hekurave pasi së fundmi ka kërcënuar ish-sekretaren e shtetit amerikan Hillari Klinton. TMZ publikoi lajmin ku shkruan se Departamenti i Drejtësisë paraqiti dokumentin ku tregohet se Shkreli, i cili është në lirim me kusht me një pagesë prej 5 milion dollarësh, në pritje të dënimit për mashtrim të letrave me vlerë është vënë nën fokus pas kërcënimeve dhe ngacmimeve që ka bërë. Në incidentin e fundit thuhet se Shkreli ka ofruar rreth 5000 dollarë për këdo që do t’i shkulte pak flokë Hillarit gjatë publikimit të saj të librit më të ri. Autoritetet thonë se Shkreli ka adresa në media sociale me shumë ndjekës dhe kushdo mund ta merrte seriozisht sfidën dhe si rezultat i kësaj shërbimi sekret ka shpenzuar para duke përdorur burime për t’u marrë më kërcënimin e tij. Një avokat thekson se Shkreli ka ofenduar dy gra, një prej tyre gazetare, për të cilën ai postoi një status duke thënë: Nëse unë do lirohem do shkoj të …. Lauren Duca. Megjithatë, gjykatësi edhe nuk ka vendosur gje mbi mocionin e qeverisë. Në lajmet e mëparshme thuhet se Shkreli u bë i njohur në 2015, kur firma e tij farmaceutike ngriti çmimin e ilaçit “Daraprim”, nga 13.50 dollarë për pilulë në 750 dollarë. Në të gjithë mediat, Shkreli u quajt “njeriu më i urryer në Amerikë”, ndonëse ai i justifikoi akuzat duke thënë se ilaçi i përkiste një standardi të lartë. Prokurorët akuzojnë Shkrelin për drejtimin e një skeme mashtruese ku asetet e Retrofinit janë përdorur për të paguar borxhet pasi fondi i mbrojtur MSMB Capital Management humbi miliona dollarë. Ata pretendojnë se Shkreli ka mashtruar investitorët dhe se ka fituar plot 11 milionë dollarë. Shkreli është djali i emigrantit Lec Shkreli dhe nënës kroate.