Albspirit

Media/News/Publishing

Rama konfirmon ndryshimin e emrit të Ministrisë së Jashtme

Në emisionin  ‘Përballë’ kryeministri Edi Rama lidhur me ndryshimin e emrit të Ministrisë së Jashtme, ka pohuar se kjo e fundit do quhet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ministria e Integrimit ka qenë shumë e nevojshme në këtë fazë dhe në fazën ku hyjmë puna e saj, pra puna e bërë deri më tani nga kjo ministri duhet shpërndarë në shumë më tepër shpatulla, me shumë më tepër barrë përgjegjësie dhe ministria e Jashtme, e cila do të quhet ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, do të ketë përgjegjësinë e drejtimit. Ajo do të ketë një detyrë drejtuese politikisht në raport edhe me partnerët dhe koordinuese në raport me të gjithë dikasteret që do të përfshihen në procesin e negociatave”, tha Rama.

Please follow and like us: